Gara e miliarderëve, Jeff Bezos lë pas Bill Gates

9 Janar 2018, 09:14Ekonomia TEMA

Themeluesi i Amazon.com vlen 105.1 miliardë dollarë. Sipas Indeksit të Miliarderëve, të hartuar nga Bloomberg, gjiganti i shitjeve online ka shënuar një rritje 12-mujore që e ka ngritur vlerën e tij në treg me 57%.

Kompania me bazë në Seattle ka bërë të vetat 89% të shpenzimeve online në një periudhë 5-javore që nisi pas ditës së Falënderimeve në SHBA. Kjo rritje e ka çuar pasurinë e themeluesit të saj, Jeff Bezos, mbi nivelin e arritur nga “Microsoft”-i i Bill Gates në vitin 1999.

Bezos e kaloi Gates-in (me një vlerë në treg prej 93.8 miliardë dollarë), në tetor 2017, kur pasuria e tij i kaloi 100 milionë për herë të parë një muaj pasi e premtja e zezë çeli sezonin e shitjeve të festave.

62-vjeçari Gates do të kishte sot një pasuri prej 150 miliardë dollarë nëse nuk do të kishte falur disa prej aseteve të tij, përmes fondacionit “Bill & Melinda Gates Foundation”. (Bloomberg -TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje