Në rast se do të paguanin borxhin qeveritar në këto momente, çdo shqiptari do t’i duhej të nxirrte nga xhepi 2758 euro.
Sipas të dhënave të përllogaritura nga “Monitor”, stoku i borxhit publik për frymë është 2758 euro (në total borxhi përllogaritet 7.8 miliardë euro), ndërsa raporti i borxhit me Prodhimin e Brendshëm Bruto 70.95%.
Në ditët e sotme, shumë qeveri po mbështeten në paranë e marrë borxh.
Borxhi i mundëson qeverive që të mbulojnë mangësitë pa u dashur të rriten taksat apo pa shkurtuar shpenzimet publike. Por, një borxh i lartë mund të dëmtojë ekonomitë, veçanërisht gjatë periudhave të recesionit.
Shtetet e Bashkuara sapo e tejkaluan shifrën prej 20 trilionë dollarësh për herë të parë në histori, ndërsa Mbretëria e Bashkuar detyrohet plot 1.9 trilionë sterlina apo 2.5 trilionë dollarë.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar nuk janë vendet me borxhin më të lartë.
Borxhi i Japonisë arriti në 221.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2015-n, sipas raportit të OECD.
Sa është borxhi për frymë?
Një mënyrë për të analizuar borxhin qeveritar është për frymë. Kështu për shembull, nëse japonezët do të donin që të shlyenin borxhin e tyre kombëtar do të duhej që secili të paguante 90,345 dollarë secili.
Për sa u përket vendeve anëtare të OECD, Irlanda, Shtetet e Bashkuara dhe Italia kanë një borxh prej 62,687 dollarë, 61,539 dollarë dhe 58,693 dollarë.
Belgjika, me një borxh për frymë prej 58,134 dollarë, është mbi mesataren e vendeve të OECD prej 50,245 dollarë.
Austria, Franca dhe Greqia, të gjithë këto vende kanë borxh më të lartë për frymë se Mbretëria e Bashkuar dhe qytetarët do të duhet që “të paguajnë” secili rreth 50 mijë dollarë (49,975 dollarë, 49,652 dollarë dhe 47,869 dollarë respektivisht).
Borxhi për frymë është rritur tek vendet e OECD me një normë vjetore prej 5.9% që në 2007. Sasia e borxhit për frymë ndër vendet e OECD varion nga Japonia 90 mijë dollarë, në Estoni me 3,700 dollarë.
Hajde ma ruani nje cik , une kam borxh 2700 euro ??plotesisht dakort qe neser i dorezoj ne arkat e shtetit shqiptar. po kaq edhe Saliu ?? edhe Meta , Basha ?? Fatosi Fullani e Nishani ?? e mijra e mijra hajdute politike , gjithe kasta politike ?? cfare shpenzuan per shtetin shqiptar ?? i varfer qe i pocaqiser eshte , populli i varfer qe i varfer eshte , si e ndani keshtu borxhin ?? cila eshte metodika ?? filloni vettingun , rasini brenda , sekuestroni pasurine , dhe pastaj hajde te bisedojme per borxhin dhe se sa na takon ………deri atehere ta paguajne ata qe e krijuan , jo po do paguaj une gojoret e xenit me putana neper amerike ……. keputeni qafen hajduta te ndyre …………..
Kurse ne America cdo shtetas ka borxh $40,000