Zyra e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj pretendon se mospajisja e tij me vizën amerikane nuk i detyrohet ndonjë arsyeje politike, por thjesht një vonese në aplikim.
Burime pranë saj, thonë për Top Channel, se shefi i ekzekutivit po kalon nëpër një procedurë të cilën duhet ta kalojnë të gjithë aplikuesit e vizës amerikane që kanë qenë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tre deputetë të Kosovës, ndërkohë Blerta Deliu-Kodra, Armend Zemaj e Sllobodan Petroviq janë pajisur me viza të cilat mund t’i shfrytëzojnë deri në mesin e 2019-tes.
Procedura e përmendur nga zyra e Haradinajt, sipas shtjellimit që i bën situatës shtypi vendas, ndiqet vetëm në vizitën e parë të një ish-luftëtari të UÇK-së në SHBA e paskësaj, ai i nënshtrohet procesit si normalisht.
Kjo dhe të tjera arsye kanë nxitur disa analiste vendas ta shohin shtyrjen apo zvarritjen e dhënies së vizës për Haradinajn si sinjal për atë që do të priste Kosovën nëse do të rrëzohej ligji për gjykatën speciale.
Albert Krasniqi i Institutit Demokratik të Kosovës mendon se shtetet që e kanë pavarësinë e vendit mund edhe t’i ngrijnë raportet e tyre nëse deputet nuk ia vënë veshin apeleve të ndërkombëtarëve dhe votojnë në favor të ligjit kundër Speciales.
Haradinaj kishte planifikuar të realizonte në fillim të janarit një vizitë në shtetin e Iowa-s.
Kabineti i tij tha se aplikime për vizë është kryer në fund të dhjetorit, ndërsa mediat kosovare thonë se nëse aplikuesi kualifikohet për vizë diplomatike, ambasada mund ta procedoje atë edhe brenda një ditë.
Ramushi me shoke nuk kuptojne se ata jane thejsht marioneta dhe se politiken ne plan te gjere e drejton tjeter kush. nuk kuptojne sensin e mases dhe ate qe padronet quajne vija te kuqe. plani per goditjen e gjykates speciale ishte tentative per shkejen e nje vije te kuqe qe te gjithe dine se eshte e tille. dhe ja reagimii pare i rojtareve te kesaj vije erdhi. edhe Ilir META andej kufirit u perpoq te minonte reformen ne drejtesi por edhe atij ja dhane mesazhin, provoje po deshe po ne te “izolojme” perfundimisht. Tani si Ramushi me shoke (persfhi dhe Thacin) edhe Ilir Meta me shoke (perfshi edhe shoket e PDse) presin diten e ndershkimit prandaj dhe nuk po din se cpo bejne.
Zoti Albert, a mendohesh kur flet? Me kete mendim tregon se je dakort me inisjativen qe moren bandita e kombit, te vetequajtur komandate te liftes.