Peticioni online kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale merr mbështetje masive

7 Janar 2018, 22:14Rajoni TEMA

Një peticion ‘online’, me anë të të cilit kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të ratifikohet, dhe që iniciativat për rrëzimin e Gjykatës Speciale të mos kalohen, ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët.

I nisur nga drejtori i Express, Berat Buzhala, peticioni PO demarkacionit, dhe JO anulimit të Gjykatës Speciale, është nënshkruar nga mbi 3.000 qytetarë.

Gjatë dy orëve të para, ky peticion është nënshkruar, përveç nga qytetarët e thjeshtë, edhe nga zyrtarë shtetërorë.

“Vendi po përballet me rrezikun e izolimit ndërkombetar. Kjo është një kërkesë për Kuvendin e Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi si dhe ta ndalë idenë e shfuqizimit të Gjykatës Speciale”, ka thënë Buzhala, në arsyetimin për peticionin.

Peticionin ‘online’ mund ta nënshkruani duke dhënë emrin, mbiemrin, dhe adresën e postës tuaj elektronike, në këtë adresë: Te ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi dhe te mos shfuqizohet Gjykata Speciale.

14 komente në “Peticioni online kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale merr mbështetje masive”

  1. tomsojeri says:

    Cohuni kosovar ,mos lini tju perdhosin sakrificat,dhe gjakun e bashkatdhetareve tuaj qe erdhen e lan jeten e pasurin e tyre te ndertuar ne mergim ,per clirimin e Kosoves ! Akoma jan mes jush ,e sot te varferuar shum prej tyre ,qe shkrin mundin e jetes per te par nje Kosov te cliruar ,e qe sot ,horrat e politikes te etur e te pangopur per pasuri, po duan te shembin gjithcka!Bashkojuni pra ksaj inisiative ,tregojuni dhembet tradhtis e mos bini viktim e hajnave ,qe sdin cka asht Atdheu ! Mos haroni “fFeja e shqiptarit asht shqiptaria” e kujt mos i besoni

  2. Mehdi Latifi says:

    Mbështes peticionin, jam për po!

  3. Aleko says:

    cfare jane keta njerez qe duan te falin pjese kosove te mali I zi , a jane ne veti?..

  4. Shkelqim krasniqi says:

    Ishalla

  5. Kapit Tupalla says:

    Mos bjerni pre e këtij mashtruesi, Një fjalë e urtë thotë
    “Me të thatën edhe e njoma digjet”

  6. pena says:

    Mjafton fakti qe pro kesaj inisiative eshte edhe berat budallai qe te kuptosh se ketu KA TRADHETI BURRA Ky eshte MASHTRIMKa nje shekull qe ngjiret duke na paralajmeruar FISHTA i madh:O POPULL A NDJEVE! TRADHETARET PO TE LANE PA ATDHE!

  7. {sit back and relaks} says:

    Serbet e kosoves me siguri qe po e votojne masivisht peticionin……

  8. {sit back and relaks} says:

    perendimi i premtoi qeverise se kosoves qe nqs miratohej gjykata speciale dhe vija e demarkacionit me fqinjet do ju liberalizonin vizat. kosovaret miratuan gjykaten speciale dhe demarkacioni ka ngelur vetem te votohet nga parlamenti ne pritje te majtjes se fjales prej perendimit per lieralizimin e vizave. Por perendimi tani po ve kushte te reja dhe kjo s’ishte pjese e akordit fillestar, tani qeveria e kosoves po iu tregon qe dhe ajo ka fuqi te zhbeje ato qe miratoi me kerkese te perendimit. perendimi po tregon qe ate qe ja u dha kosovareve me doren e majte po ua merr me doren e djathte, pavaresine. nderkohe qe kriminelet serbe po kthehen ne udheheqje te serbise, kosovareve qe mbrojten familjet e tyre me jeten e tyre po iu kerkohet te gjykohen si kriminele lufte. sa amerikane jane gjykuar si kriminele lufte per viktimat civile qe kane shkaktuar neper bote? asnje. politikanet e kosoves mund te jene te korruptuar por gjykata speciale nuk po i gjykon ata per korrupsion, nqs nuk jam gabim

  9. ABC says:

    O Zot kujt i paska rene ne dore per te bere peticion, nje boleje qe mbron interesat e nje partie qe jo vetem nuk e shkrepi kurre gjat luftes por qe vajti dhe i dha doren armikut kur populli i vet po masakrohej. Ndersa ne Shqiperi po ky bole, mbron interesat e atij qe theu embargon e naftes dhe qe furnizonte armaten Jugosllave gjat luftes ne Kosove. Sa per demarkacionin, boll territor ju kemi dhene sllaveve deri me sot, MJAFT ME. Besoj se eshte koha per te marre mbrapa ate qe na takon dhe jo te vazhdojme ta percajme akoma me shume atdheun tone. Ndersa per gjykaten speciale do ishte me e drejte qe BE-ja ti kerkonte Serbise dhe tja vinte si kusht qe te bente te njejten gje. Te ngriheshe edhe ne Serbi nje gjykate speciale dhe BE te bente te njejtin presjon ndaj Serbise per kriminelet e vertete te luftes qe akoma sillen verdalle neper rruget e Europes ne gjendje te lire. Por kur ke keta gjakprishurit si puna e ketij Buz-halese qe i japin hapesire neper TV dhe neper gazeta per c’do dite dhe qe jane duke luftuar hapur kunder interesit kombetar eshte kulmi o njerez. Po del tradhetia sheshit ne kete vend si ne jug dhe ne veri dhe ne e vetmja gje qe bejme eshte te tundim koken dhe te rime duarkryq duke hedhur shpresat ne politikanet tone te pa afte dhe te pa ngopur.

  10. Bajram says:

    Për zgjërimin – dhe komentencat e gjygjit special jamë PRO ( që të mirrën në pyetje të dyshuarit e të gjitha nacionaliteteteve dha pakicave që jetojnë në Kosovë dhe më gjërë)

  11. Bajram says:

    Jamë PRO dhe PRO
    Për zgjërimin – dhe komentencat e gjygjit special ( që të mirrën në pyetje të dyshuarit e të gjitha nacionaliteteteve dha pakicave që jetojnë në Kosovë dhe më gjërë)

  12. Bajram says:

    Jamë KUNDÊR shfuqizimit të ligjit special
    Dhe PRO Për zgjërimin – dhe komentencat e gjygjit special ( që të mirrën në pyetje të dyshuarit e të gjitha nacionaliteteteve dha pakicave që jetojnë në Kosovë dhe më gjërë)

  13. mirel says:

    E si erdhi puna. Arriten shqiptaret te deshirojne me vullnetin e vet faljen e territoreve. Kesaj i thone politike.
    Dmth qe shqiptaret nuk besojne me as te politika e as te vetja
    Kjo eshte prova me e qarte qe. Uk bejne dot shtet.

  14. Flori says:

    Ne shqiptarët e duam shumë europën dhe sh,b,a-në por kur vjen momenti ti dëgjojmë dhe të bëjmë siç na thonë na zë sherbeti I patriotizmit dhe harojmë se këtë liri dhe pamvarësi Kosova jonë e dashur e gëzon pikërisht prej ndërhyrjes së tyre të cilët pranuan kostot e tyre në atë ndërhyrje të 1999 dhe sot ne shqiptarët gëzojmë pa masë për shtetin më të ri në botë madje akoma dhe më shumë tani më jemi dy shtete shqipëtare në europën që duam të integrohemi e ku ka fitore më të madhe.Tani detyra e brezit tone është integrimi sa më parë në europën e bashkuar,dhe miqësia e sinqertë dhe e përjetëshme me Sh,B,A-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje