Njihuni me qytetet me më shumë tolerancë fetare në Kosovë

8 Janar 2018, 16:16Rajoni TEMA

Nga Besar Bajraktaraj

Në Kosovë, qytetarët jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin pavarësisht nga dallimet fetare.

Duke përjashtuar raste të rralla të deklaratave nga klerikë të feve të ndryshme qytetarët e zakonshëm në Kosovës duket se jetojnë pa telashe edhe përkundër dallimeve fetar që kanë.

Këtë e dëshmon dhe kjo video e realizuar nga Frekuenca.com në qytetin e Prizrenit, ku në të njëjtën kohë thirret ezani në të gjitha xhamiat njëkohësisht, por edhe bie kambana e kishës.

Ky është një shembull sesi në Prizren qytetarët jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.

Thirrja e ezanit në qytetin e Prizrenit realizohet sipas një rregulli të vendosur nga drejtuesit e xhamive. Ky rregull është që ezani thirret fillimisht nga xhamiat në veri të qytetin, pastaj në lindje, jug dhe perëndim.

Ky rregull ka bërë që të sinkronizohet mese miri thirrja e ezanit. Por në të njëjtën kohë që thirret ezani, bien dhe kambanat e kishës.

Një tjetër shembull i tolerancës fetare është dhe një foto e publikuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ku ka uruar krishtlindjet ortodokse.

Në foton e publikuar nga presidenti duket një xhami dhe një kishë ortodokse serbe në qytetin e Ferizajt.

“Të gjithë besimtarëve të krishterë ortodoks në Kosovë dhe më gjerë në botë, ju uroj Gëzuar krishtlindjen! Të keni paqe dhe gëzim me të dashurit! [foto e një kishe ortodokse serbe dhe një xhami që ndan të njëjtin kopsht në Ferizaj, simbol i shekujve të tolerancës ndërfetare në Kosovë”, shkruan Thaçi.

Shqiptarët edhe në raste më parë janë njohur si i vetmi komb që është i ndarë në tri fe të mëdha, atë myslimane, katolike dhe ortodokse, por që toleranca ndërmjet këtyre komuniteteve është shumë e lartë.(Frekuenca.com)

3 komente në “Njihuni me qytetet me më shumë tolerancë fetare në Kosovë”

  1. Baliu says:

    Nuk eshte fjala per tolerance fetare, por per tolerance te nje pushtuesi ndaj pushtuesit te meparshem, sepse nese perdhoset pushtuesi i meparshen atehere rritet rreziku qe te perdhoset edhe pushtuesi aktual, i cili poashtu kujdeset qe ta le pas vetes ndonje “trashegimi kulturore” te veten.

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    MASHTRIM,kjo quhet PAFYTYRESI SUNITESH!
    Jeni plehra arabe,kurre nuk mund te kete tolerance mes kristianeve paqsore me sunitet gjaxore………….!

  3. Ceceni says:

    Neper filma, ne fjalimet e politikaneve dhe ne muhabetet e emigranteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje