Përse ambasadorët po dynden në zyrën e kryeprokurores Arta Marku (dhe një hetim i vjetër i saj që ngacmoi ndërkombëtarët)

9 Janar 2018, 19:47Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Megjithëse nuk ka as tre javë që Arta Marku u zgjodh me një situatë guerrileje në Kuvend, zyra e prokurorit të Përgjithshëm është kthyer në një referencë të qëndrimit ndërkombëtar për Shqipërinë.

Përveç deklaratave të forta të ambasadës së SHBA-së dhe BE-së, si dhe vizitat e shpejta të Donald Lu-së dhe Romana Vlahutin ditë pas dite, në zyrën e Arta Markut po dynden përfaqësues diplomatikë të të gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Madje edhe vende si Suedia, e cila nuk ka pasur ndonjë rol aktiv diplomatik në Shqipëri.

Ndërkaq, Federico Cafiero de Raho, kryeprokurori i ri Antimafia i Italisë, ka zgjedhur takimin me Arta Markun si fillimin e detyrës së tij në një post që ka shumë lidhje me Shqipërinë.

Federico Cafiero de Raho do të vizitojë javën e ardhshme Tiranën për të sjellë dosje shumë të rëndësishme për krimin e organizuar shqiptar. Dosje të cilat pritet të sjellin të reja të rëndësishme për mafian shqiptare.

Të gjitha këto sinjale duket se janë tregues të qartë për një qëndrim që nuk është rastësor i ndërkombëtarëve dhe nuk është vendosur sot.

Thjesht tani ai është aktivizuar në “marshin e katërt”, për të kaluar tek ai i shpejtësisë së lartë: tek pritshmëria që ndërkombëtarët kanë për nisjen e operacionin e kapjes së “Peshqve të Mëdhenj”.

Largimi i Adriatik Llallës duket se ka çliruar pritshmëritë nga SHBA dhe vendet e BE-së, por ajo që po vihet re ditë pas dite është se besimi që ata po investojnë tek Arta Markut është i plotë.

Nga ana e saj, prokurorja e Përgjithshme, edhe pse është zgjedhur me mandat të përkohshëm, nuk po pret në asnjë minutë që të aktivizojë një ekip të ri hetimesh, jo vetëm në Prokurorinë e Përgjithshme, por në të gjitha strukturat e organit të akuzës.

Pas largimit të Rovena Gashit e prokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, zonja Marku liroi jo vetëm prokurorin e Elbasanit Dritan Gina, bashkëshortin e Gashit, por dhe të gjithë titullarët e prokurorive në rrethe.

Megjithatë, largimi i Rovena Gashit, e cila mbante postin e kreut të marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, është lëvizja më e fortë e kryeprokurores Arta Marku.

Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë është autoriteti përgjegjës për letërporositë që vijnë nga jashtë dhe deri tani në drejtimin e zonjës Gashi, përveç informacioneve për çështjen e dekriminalizimit, ende nuk ka mbërritur nga jashtë ndonjë dosje e rëndësishme, nga ata që mbahen pezull në disa shtete të BE-së por edhe më gjerë.

Ardhja e kryerpokurorit Antimafia të Italisë për të takuar personalisht Arta Markun, është sinjal për nisjen e një stine të re, ku ndërkombëtarët do të testojnë partneritetin ndaj organit të akuzës në Shqipëri.

Deri tani të huajt kanë hezituar të sjellin të dhëna tronditëse pasi kanë pasur drojën se provat do të dekonspiroheshin. Dhe kjo nuk është se s’ka ndodhur.

Rasti më i fundit ishte ai i vrasjes së një shqiptari në Ekuador, pjesë e përplasjes për blerjen e kokainës nga grupet mafioze shqiptare.

Prokuroria shqiptare, në vend që të hetonte në lidhje me aktivitetin e personit të vrarë në Ekuador, kërkoi të dhëna se mos ai ishte bashkëpunëtor i DEA-s amerikane apo të një agjencie tjetër ligjzbatuese.

Ky rast alarmoi ndërkombëtarët, që duket nuk pritën deri në ngritjen e ngadaltë të Këshillit të Prokurorisë, që u vonua shumë si proces, por vunë në zbatim “Planin B”, pra zgjedhjen e një kryeprokurori të Përkohshëm.

Plan që po ecën me ritme shumë të shpejta dhe jo me kalendat proceduriale që imponon implementimi i plotë i organeve të reja që sjell reforma në drejtësi.

Nga pjesa politike që e kundërshtoi reformën në drejtësi, u kërkua në vitin 2016 që zëvendësimi i organeve të bëhet me një procedurë jo të shpejtë por në harkun e dy vjetëve.

Duket se amerikanët dhe BE nuk kanë pritur, ndaj Donald Lu-ja, që në tetor, shpalli se janari i 2018-s do të duhej të ishte nisja e gjuetisë së “Peshkaqenëve”. Dhe plani për këtë, sipas gjasave ka qenë gati e tani thjesht po zbatohet.

Nga ana tjetër, edhe preferenca për Arta Markun duket se nuk ka qenë aq rastësore.

Përveç profilit institucional, në “antenat” e ndërkombëtarëve ka rënë edhe një hetim që zonja Marku ka drejtuar kur ishte Prokurore në Shkodër.

Ajo hetoi çështjen e një pedagogu të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit Luigj Gurakuqi që merrte rryshfet e doli si investigim në Fiks Fare me kamera të fshehta.

Edhe pse duket si çështje e “vogël”, brendia e kësaj çështjeje është e mjaftueshme për të krijuar një opinion për prokuroren Marku.

Pedagogu, përveçse ishte nga i njëjti qytet me prokuroren, Fushë -Arrëz, përfaqësonte një familje shumë të fuqishme në zonë, madje të vëllanë e kishte kryetar bashkie.

Duke marrë kontekstin e mikroklimës që ekziston në Shqipërinë e lidhjeve lokale, ku së paku njerëzit dalin gati të gjithë kushërinj, asgjë nuk ndikoi në hetimet e nisura. Madje as fakti se i hetuari kishte qenë dikur edhe profesor i prokurores.

Një tjetër fakt është se siç edhe zonja Marku tha në seancën dëgjimore se nuk ndikohet nga politika, edhe në rastin e hetuar e tregoi një gjë të tillë.

Familjarisht prokurorja Marku është pranë së djathtës, pra PD-së, por edhe pse i hetuari ishte një eksponent i rëndëshëm lokal i Partisë Demokratike, ajo vazhdoi hetimin.

Duhet pasur parasysh se jemi në vitin 2015, kur nami i prokurorisë shqiptare ishte që mbyll dosjet dhe nuk çon në gjykatë një çështje për dënim.

Pikërisht ajo dosje duket ka shërbyer si një “lakmus” që ndërkombëtarët të testojnë sjelljen institucionale të kryeprokurores aktuale.

Dhe është fakt se pas atij hetimi, asaj nuk ju dhanë më dosje të bujshme për të ekzaminuar, pasi sipas standardit të Llallës ajo ishte “e pakontrollueshme”, zhvillime këto që kanë shërbyer si një rrugë që nga pak është shtruar deri në ngjitjen e Markut në postin më të rëndësishëm në vend.

Post i cili mund të ndikojë fuqishëm edhe në rikonfigurimin total të klasës politike shqiptare…

17 komente në “Përse ambasadorët po dynden në zyrën e kryeprokurores Arta Marku (dhe një hetim i vjetër i saj që ngacmoi ndërkombëtarët)”

  1. Futja kot says:

    Me guxim, prapa hekurave gjithe shkelesit e ligjit sidomos politikane te gjithe kraheve qe kane futur duart ne xhepat e shqiptareve.

    1. Leon says:

      Fakti qe Pedagogu nuk u denua ..tregon “pastertine” e saj ne te vetmin hetim qe ju dha!!

      1. albaniafirst says:

        Leon-prokuroria nuk denon, por dergon dosjen ne Gjykate qe ka eskluzivitetin per te denuar ose liruar sic ndodhi edhe ne rastin ne fjale, por kjo nuk e ngarkon zonjen MArku me pergjegjesi.

  2. Erik says:

    Analize VK, sidomos shembulli i marr per hetimin e pedagogut. Une gjykoj se ajo eshte perzgjedhur per faktin se permbushte kriteret per 15 vjet eksperience ne detyre, nuk kishte pas shume ceshtje ne dore per te kompromentuar integritetin e saj se dihet shumica jane te perlyer dhe ajo qe eshte me shume domethenese familja e saj mbeshtet fuqimisht PD-ne, ndaj ia heq opozites mundesine per sulm politik. Pjesa tjeter eshte investim i partnereve, mazhoranca thjesht aprovon cfare ata sugjerojne. Opozita mjerane nuk uleret per ate qe iku qe s’hetoi asnje ne 5 vite, por anatemon nje figure te tille qe per momentin s’ka asnje cen. Te gjatin do marrin.

  3. DAN BREGU says:

    PER SAKTESIM, PEDAGOGU I HETUAR DHE AKUZUAR PER MITMARRJE, ISHTE SHUME I RENDESISHEM PER PS E SHKODRES DHE TE FUSHE ARRESIT

  4. says:

    Të gjith e din që vazhdimsia ēshtë zero korupsion .

  5. emigranti undefined says:

    Kjo pune si puna e undefined.

    Kjo po merret me politike, thua te mesojne Albanistonezet.

  6. Mentari says:

    Do te beje nje vrime ne uje.Pa arrestuar Edi Ramen nuk behet veting ne Shqiperi.Ai duhet arretuar per korrupsion per lejet e pallateve ne Tirane kur ai ishte kryebashkjak.

    1. albaniafirst says:

      Po Mentar, te arrestojme Edi Ramen qe pastroi Tiranen nga kioskat e PD dhe po ben sot shtet dhe te leme te livadhisin Saliun me Bashen, qe vrane ne mes te Tiranes, e ne Gerdec, se ne fund te fundit ato qe u vrane jane pula dhe jo njerez.
      Ta fusim Ramen ne burg e te leme Salen, Bashen dhe Like floririn te lire, ata qe vodhen, qe shiten pasurite tona kombetare tek te huajte duke mbushur xhepat e tyre. Fix fare e ke mik i dashur, per te gjitha ato qe te kane bere Sala, Basha dhe Meta, te fusim Ramen ne burg. Ka shume si puna jote andej nga fshati yt qe mendojne si ty?

      1. Arjani says:

        O bajg i edi drogaxhiut, ai po thote qe te futet edhe ram cifuti ne burg , dhe jo qe te lihet sali dhe ilir kusari I lire.

        Si po e ben rama shtetin mor bastard , me droge ne 4 anet, largim te 300,000 shqiptareve jasht, shtim te strip clubeve dhe prostitucionit online dhe renie masive te konsumit tek shqiptaret? ???

        Militant I flliqur.

  7. Antonio kuin says:

    Në qoftë se Sali e Ilir apo Basha do të ishin të persekutuar të rregjimit nukë do ishin hajdutë janë komunistë të regjimit prandaj janë hajdutë të persekutuarit janë njerëz të vuajtur dhe të ndershëm që mungojnë në P.D. se duhen maskarejtë pianecë hora hajdutë bashibuzukë

  8. N.VJOSA says:

    O z.Pata,
    Ti mire ke shkruar, por mua me duket se eshte Kafshate e madhe ajo e Kryeprokurores per kete Arten tone te Pukës!
    Prokurore zakonshme, hajde de, ndoshta do kish sukses, por në këtë
    XHUNGËL
    KRIMESH,
    ku eshte Albania, si e perpjete me duket qe ta ta ngjisë maloren kjo Drania…
    Ndoshta gabohem!
    Jo se nuk kam besim tek nje grua, aq me mire se grat jane me pak te korruptueshme, por detyra e Kryeprokurores sot ne Shqiperi, eshte vendimtare!
    Po futi Saliun, Metën ose Mona Lamashen… ne shtepine pa qira….do ta besoja. Por nuk me duket se do e kaloje klasen!!!!.
    Prandaj duhet nje Kryeprokuror a Kryeprokurore qe ta kete syrin me çika, per te shpartalluar xhunglen shqiptare te Krimit!
    Qofsha i gabuar!
    Megjithate shpresa vdes e fundit!…

  9. Sen..... says:

    Sa per saktesim.
    Zonja Marku eshte diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise ne Universitetin e Tiranes dhe nuk ka patur lidhje me pedagogun qe flisni.
    Korrupsioni ne Universitetin e Shkodres ka qene dhe eshte aq endemik saqe edhe ne kete rast koleget e korruptuar i pergaditen kamren e fshehte pedagogut ne fjale.
    Gazetari Para kete here ia ka futur kot!

    1. Mali says:

      Leon, denimet i jep gjykata, jo prokurorija

  10. RRUFEJA says:

    Sha thue or ti lale?!KURRUPSIONI nuk luftohet me ” pasi te ndodhi ngjarja”… luftohet ne fillim me struktura te posaçme dhe kontroll.
    Çita te prokurorise jane si puna e atij qe ka vdekur…mbas vdekjes e kujtojne njerzit e tij e i bejne nje varrosh si lapidar,ndersa kur rronte,nuk i ipnin nje kafe…
    Vari qillon eshte pune!!!

  11. Dibrani-UK says:

    Se pari te hetohet presedenti me i korruptuar i historise se Shqiperise Ilir Meta dhe pastaj Sali Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje