Më shumë se tre muaj që nga zgjedhjet kombëtare të Gjermanisë që nuk përcaktuan fitues të qartë, përpjekjet për të formuar një qeveri të re kanë mbërritur se fundmi në përpjekjen për ringjalljen e partneritetit midis qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel dhe qendrës së majtë që qeverisën vendin tetë vitet e fundit.
Pasiguria politike nuk duket të jetë tepër shqetësuese për gjermanët, të cilët po bëjnë mjaft mirë në aspekte të tjera.
Por Evropa dhe bota kanë nevojë urgjente për udhëheqje të fortë nga Berlini sa më shpejt që të jetë e mundur, kështu që sa më shpejt që gjermanët të zgjidhin çështjet e tyre politike, aq më mirë për të gjithë.
Lloji i negociatave që ka ndodhur që nga zgjedhjet e 24 shtatorit ka qenë një bisedë kritike kombëtare mbi imigracionin, kujdesin shëndetësor, arsimin, infrastrukturën dhe çështje të ngjashme.
Por disa faktorë e kanë bërë situatën aktuale të ndryshme. Njëra është se partitë tradicionale të mëdha, si Kristian Demokratët e Merkel dhe madje edhe më keq, partnerët e tyre të së kaluarës, Social Demokratët, morën një rrënim në zgjedhjet e shtatorit, ndërsa një parti ksenofobike e ekstremit të djathtë hyri në Parlament për herë të parë.
Në kiminë e ndryshuar politike, socialistët kundërshtuan fort hyrjen në një tjetër “koalicion të madh” me zonjën Merkel, dhe ajo ka ushtruar mjaft presion për të ulur udhëheqësin socialist Martin Schulz në tryezën e bisedimeve për koalicionin.
Regjimi 12-vjeçar i Merkel gjerësisht perceptohet si në shtrirjen e saj të fundit. Nocioni i panjohur i një Gjermanie dhe një Evrope, pa udhëheqjen e qetë, parimore dhe të mençur të Merkelit, rëndon shumë në diskutimet politike.
Megjithatë, është një shenjë e rolit të zgjeruar të Gjermanisë si vendi më i madh dhe më i pasur në Bashkimin Europian, që grindja kryesore midis Kristianëve Demokratëve dhe Socialistëve është mbi Europën.
Socialistët mbështesin fuqishëm integrimin më të madh ekonomik të Evropës, të përkrahur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron; konservatorët janë më pak entuziastë, edhe nëse vetë zonja Merkel është një evropiane e vendosur.
E gjithë kjo ngrenë pretindimet në nivele të larta në bisedimet midis Kristian Demokratëve dhe Socialistëve që filluan të dielën. Partitë kanë premtuar heshtje derisa të arrijnë një vendim, që pritet të enjten, nëse kanë baza të mjaftueshme për të filluar bisedimet zyrtare të koalicionit.
Nëse dështojnë, zonja Merkel ka vetëm dy opsione: një qeveri të pakicës, të cilën ajo nuk dëshiron, ose zgjedhje të reja me të gjitha pasiguritë më të mëdha dhe vonesat e mëtejshme që sjell.
Merkel ishte në mënyrë karakteristike e qetë pasi bisedimet filluan të dielën. “Unë mendoj se kjo mund të bëhet”, tha ajo. “Ne do të punojmë shumë shpejt dhe shumë intensivisht”.
Diku tjetër në Evropë, pasiguria u shpreh më mirë nga Le Monde në Francë: “Nëse liderët evropianë janë në gjendje të dalin nga izolimi i tyre për një mesazh të vetëm, ky është: “Beeilen Sie sich, Frau Merkel! Nxitoni, zonja Merkel!”.
Me kaq shumë pjesë të botës perëndimore të kapura nga forma të ndryshme të populizmit dhe nacionalizmit, rihapja e Berlinit për biznes nuk mund të ndodhë shumë shpejt./The New York Times – Lexo.al/