Më 9 nëntor 1967, ushtria boliviane, me ndihmën e CIA-s, qëlloi Ernesto “Che” Guevara me gjakftohtësi, me urdhër të presidentit të Bolivisë. Kjo i dha fund përpjekjes së tij të shkurtër për të nxitur një luftë guerrile në zemër të Andeve. Pesëdhjetë vjet më pas, presidenti aktual i Bolivisë, Evo Morales dhe disa mijëra aktivistë u mblodhën për të nderuar kujtimin e Guevarës.
Në vdekje, Che me flokët e tij të valëvitura dhe beretën në kokë, është shndërruar në një prej ikonave më të preferuara revolucionare në botë. Fansat e tij janë nga gjithë globi.
Rebelë të rinj veshin bluzat e stampuara me imazhin e tij . Irlanda, këtë muaj, publikoi një pullë përkujtimore. Por në Amerikën Latine ku ndikimi i tij ka qenë më i madh, edhe trashëgimia e tij –sidomos për të majtën – ka qenë më dëmtuese se kudo gjetkë.
Doktori asketik e astmatik nga Argjentina, së pari luftoi në krah të Fidel Kastros në malet Sierra Maestra të Kubës.
Pasi revolucioni kubanez vendosi komunizmin në ishull, Guevara u largua për t’u përpjekur të “çlironte” së pari Kongon, dhe më pas Bolivinë. Ata që e adhurojnë Che-në e bëjnë këtë sepse e shohin atë si një idealist që sakrifikoi jetën e tij për një kauzë. Në aureolë sakrifice të krishterë e rrethon atë.
Ajo kauzë ishte “anti-imperializmi” dhe dhënia fund e shfrytëzimit duke e zëvendësuar atë me “socializmin, ose komunizmin””, deklaroi presidenti bolivian, Morales.
Në këtë synim, Guevara ishte një prej atyre nga vitet 1960 – ai i nxiste revolucionet ndërsa bombarduesit hidhnin napalm ndaj fshatarëve vietnamezë dhe kur ishte ende e mundur për shumë që të besonin se vetëm dhuna dhe komunizmi mund të mposhtnin imperializmin ekspansionist amerikan.
Për të majtën e Amerikës Latine, ky vizion ka mbetur një arkaizëm. Në Kolumbi, kontribuoi për trazirat shkatërrimtare të FARC-ut, që përfunduan vetëm vitin e kaluar dhe ato nga ELN, një grupi guevarist që deklaroi armëpushimin pak kohë më parë.
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, justifikon shtypjen e opozitës si një veprim anti-imperialist. Morales, i cili pas 11 vjetësh në pushtet nuk tregon asnjë shenjë se po përgatitet ta lëshojë, mund të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë.
Kaq të rënduar janë nga lentet e anti-imperializmit saqë pjesa më e madhe e së majtës së Amerikës Latine nuk arrin të dallojë që ndërhyrja amerikane në rajon përfundoi gjerësisht me mbarimin e Luftës së Ftohtë, dhe se pjesa më e madhe e më të rinjve latino-amerikanë i shohin Shtetet e Bashkuara si burim investimi, mundësie dhe progresi teknologjik (ose të paktën mendonin kështu përpara ardhjes së presidentit Donald Trump). Por dogmat e vjetra vështirë se vdesin.
“La Cordillera”, një film i ri argjentinas e portretizon një diplomat amerikan si dikë që ofron një rryshfet të majmë ndaj një presidenti të trilluar argjentinas (luajtur nga Ricardo Darín, fitues i Oskarit për filmin “Sekreti në sytë e tyre”). Rryshfeti jepet për të votuar kundër një karteli rajonal të naftës propozuar nga një lider leftist brazilian.
Filmi ngjan se është i pandjeshëm ndaj faktit që Amerika Latine sapo ka përjetuar diçka që është e kundërta e asaj që paraqitet: kompanitë e afërta me presidentin e krahut të majtë në Brazil po hedhin paratë lumë për të zgjedhur kandidatë miqësorë me ta në vende të tjera dhe më pas u paguajnë rryshfete për të fituar kontratat publike.
Në pikëpamjen e Guevarës, barazia duhet të arrihej përmes nivelimit. Si ministër i Industrisë në Kubë, ai donte të shpronësonte çdo fermë dhe çdo dyqan.
E vërtetë që Kuba u ofron qytetarëve një kujdes të arsyeshëm shëndetësor dhe arsimim, i ndihmon të përballen me uraganet, por këto arritje kanë ardhur me koston e rrogave të mjera, mohimin e mundësisë dhe shtypjen e dhunshme të kundërshtarëve.
Në pastiçion venezueline të revolucionit kubanez, instaluar nga i ndjeri Hugo Chávez, një tjetër fans i Che Guevarës, masat u varfëruan ndërsa ata afër pushtetit janë bërë mrekullisht të pasur e të korruptuar.
Gabimi i Guevarës ishte se ai mohonte mundësinë e demokracisë, apo progresit social që mund ta sillte demokracia, në Amerikën Latine. Pjesa më e madhe e vendeve në rajon nuk janë më të kontrolluara nga një oligarki e ngushtë, apo nën sundim nga jenkit.
Cilatdo qofshin gabimet apo dështimet e tyre, qeveritë reformiste në vende si Kili, Brazil apo Kolumbi kanë treguar se pabarazia, edhe pse ende e lartë, mund të reduktohet nga politikat e mira.
Kur së pari Che Guevara vuri këmbën në Kubë, vendi ishte ndër më të zhvilluarit në Amerikën Latine. Përmes investimeve në shëndetësi dhe arsim, vende më të lira se Kuba e kanë arritur tashmë e në disa raste edhe e kanë tejkaluar.
Duke ngritur anti-imperializmin dhe barazinë si vlera supreme, tepër leftistë janë bërë bashkëpunëtorë në tirani dhe korrupsion. Ata në mënyrë të turpshme, kanë refuzuar të dënojnë diktaturën e Maduros në Venezuelë.
Demokracia jo vetëm ofron shpresën më të mirë për progres të masave, por ajo gjithashtu mbron të majtën kundër gabimeve të veta. Ka ardhur koha, e ka kaluar madje, që e majta të varrosë Che Guevarën e të gjejë një ikonë më të mirë.(tesheshi.com)
Terroristi She Guevarra mori ate qe meritonte.
Cfare quani demokraci o te mjere?
Shume mire e ka patur Che Guevara,se shkerdhatokracine po e provojme ne kurriz prej 27 bvjetesh,qe nje grusht kriminelesh u krijoi mundesine te rjepin popullin dhe te behen miliardere,ndersa 90% ve popullit rron ne mizerje per buken e gojes!
Keto komentet per demokracine apo komunizmin jane foshnjarake dhe utopike.Ge vara ishte dhe ka mbetur simbol i luftes kunder shfrytezimit te njeriut nga njeriu,por demokracia te vret njelloj si dhe komunizmi.Eshte vjedhur dhe rrjepur Shqiperia sa edhe emrin duan tja nderrojne.Para kaosit dhe grabitjes ,njerzit zgjedhin diktaturen.Edhe Pinoceti u harrua shpejt,i vriste dhe i digjte te gjithe “demokratet” qe deshte.Zgjedhja e sistemit ka te beje me shume faktore qe veshtire te arrish ne konkluzione.
hemingway e pershkruan qarte dhe sakte!
Hasta la victoria, Comandante!
O mjeran demokracia eshte kudo kur ka barazi sociale.Demokracia nuk eshte nocion matematike eshte evolucion.Dhekur flet per Erneston dhe Fidelin mendou historia do ti vlersoj eshte shpejte akoma por 1 gje eshte vleresuar qe amerika latine nga koloni e demockacis amerikane tani ka demokracin e saj.Je i vogel shoku je shume i vogel per te thene ca eshte democracia e masave dhe ca eshte demokracia e 3% qe tall trapin me kete popull
Guevara,do te ngelet ne histori,dhe do te kujtohet edhe nga brezat e ardhesheme me dashuri dhe repekt,si nje nga revolucionaret me te medhenj te botes,i cili donte nje sistem pa shtypje e shfrytezim te njeriut nga njeriu.Jeta do jete e bukur per popujt e botes, pa padron katila, qe i kane kthyer edhe sot punetoret ne skllever.Padroni pasurohet,punetori varferohet.Kjo eshte nje knotradikt e hereshem,te cilen Marksi e ka thene me kohe.Nje dite socializmi do te vije,si nje domosdoshmeri,sepse e kerkon interesi i te shtypurve ne bote.Eshte e padrejte,qe,i pasuri pasurohet nga pune e tejlodhsheme,e me orar te zgjatur te punetorit.
Qfar demokratash kan qene ata qe e kan detyruar Che Guevaren ta marre nje rruge te tille ne jeten e tije? Bosa te firmave qe puntorve te vet ua kan pushkatuar krejt familjen, vetem pse kan kerkuar edhe nje cope buk ma shum per ta mbajtur gjalle familjen. Pra Che Guevara thjesht ka qene nje Robin Hood modern.