Dy ish-ushtarakë të ushtrisë turke dënohen me burg përjetë

10 Janar 2018, 09:30Bota TEMA

Vazhdojnë proceset gjyqësore në Turqi për organizatorët grushtit të shtetit të dështuar më 15 korrik të 2016. Gjykata ka dënuar me burgim të përjeteshëm dy ish-oficerë të ushtrisë turke për tentativën për të përmbysur rendin kushtetues përmes dhunës, si pjesë e përpjekjes së grushtit të shtetit.

Gjykata në provincën e Denizli dënoi ish-Gjeneral Brigade Kamil Ozhan Ozbakir dhe ish-Kolonel Erol Akman, të cilët ndodheshin në burg, në pritje të gjykimit raportoi agjencia e lajmeve “Anadolu”. Gjithashtu gjykata dha dënime të përjetshme edhe për katër ushtarë të tjerë, për të njëjtën akuzë.

Sipas mediave vendase, në provincën qendrore Kayseri, katër të dyshuar të FETO-s u dënuan me burgim nga tre deri në shtatë vjet e gjysmë, të akuzuar si pjesëtarë të një organizate terroriste të armatosur.

Ndërsa të hënën, një gjykatë në provincën jugore të Adanës burgosi tre të dyshuar për terrorizëm në periudhë prej gjashtë deri në shtatë vjet, të akuzuar si anëtarë të FETO-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje