Përfundon me sukses procesi i dixhitalizmit tokësor dhe në qarkun e Korçës

10 Janar 2018, 18:10Sociale TEMA

Pas qarkut të Beratit, tashmë dhe në atë të Korçës, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka përmbyllur me sukses procesin e dixhitalizimit të transmetimeve televizive.

Në të gjithë qendrat administrative të qarkut u fikën transmetimet analoge dhe janë në funksion transmetimet numerike të operatorit publik, RTSH, si dhe të operatorëve privatë kombëtarë: Digitalb, Klan TV, Top-Channel, Vizion+ dhe Adtn.

Qytetarët e Korçës, por dhe vizitorët dhe turistët që e kanë zgjedhur qarkun si destinacion të përkohshëm, tashmë falë infrastrukturës teknologjike të re dixhitale, kanë akses që të ndjekin gjatë gjithë kohës dhe një sërë programesh pa pagesë, të  operatorit publik apo atij privat të përzgjedhur.

Konkretisht:

RTSH 1 HD

RTSH 2 HD

RTSH 3 HD

Klan HD

Top-Channel

Klan + HD

Vizion +

TV Korca

TV Lobi

Report TV

RTSH Shqip

RTSH Muzik

RTSH Kuvend

RTSH Sport HD

RTSH Film

RTSH 24

Top News

Klan Shop

Klan test

Klan Kosova HD

Kanali 7

Në vijim të procesit dixhitalizimit të transmetimeve televizive, AMA është duke bërë përgatitjet e fundit për zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe jetik për publikun në qarkun e Fierit.

2 komente në “Përfundon me sukses procesi i dixhitalizmit tokësor dhe në qarkun e Korçës”

  1. Druvari says:

    Ama moj ama aman
    Me shume se gjysma e korces si dhe fshatrat reze vargmalit morave nuk kane sinjal aspak
    Zgjedhja e malit cardak nuk eshte funksionale per ket lloj transmetimi
    Koncertet e ankesave do jene te vrullshme ne te arthmen
    Paguajme per TVSH dhe nuk shofim azgje jo me te tjerat
    Top vizion klan ne menyre te qellimshme e bene kete qe publike te paguaj per te more sinjalin e tyre
    Ama moj ama hajde kontrollo sa % e korces ka sinjal

  2. besniku says:

    Kanalet televizive duhen mbyllyr fare sepse vetem reklama dhe sex shikojme.Njeriu nuk meson te behet njeri por meson te behet kriminel.Ttere bota prandaj perdor televzionin per te cthurur njerzit.Dilni ne rruge dhe shikoni njerzit si jane bere mos me keq dhe te vjen turp ti heshesh syte.Turp qe nuk hedhin para per fukarane por bejne dixhitalizimin per te vjedhur qytetaret.Le te behen me karte si puna e telefonit dhe kush te doje le te shikoje maskaralleqet e kohes se “demokracise”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje