Koço Kokëdhima, thirrje shqiptarëve: Të përgatitemi për luftë!

11 Janar 2018, 19:07Politika TEMA

Koço Kokëdhima iu ka bërë thirrje shqiptarëve të përgatiten për luftë.

Kjo, pasi sipas tij, shumë shpejt në Shqipëri do të vijnë gjithë plehrat e Europës.

Postimi i Koços

Më datën 31 korrik të vitit të shkuar, “Zgjidhja”, paralajmëroi se së shpejti Europa do të gjendej përballë një problemi shpërthyes për çështjen e plehrave. Në fillim të këtij viti, qeveria e Kinës e ka zyrtarizuar vendimin e përfolur, për të refuzuar importin e mbetjeve për industrinë e riciklimit, kurse mediat më të mëdha të vendeve të BE-së kanë ngritur alarmin. Bëhet fjalë për të paktën 50 milionë tonë mbetje, mes të cilave 1.5 milionë tonë mbetje plastike, për të cilat po kërkohet me shpejtësi një vend importues. Kohët e fundit shumëkush është habitur për “dashurinë e madhe” të krerëve të BE-së që ka shpërthyer papritur ndaj Edi Ramës, edhe pse ai udhëheq një bandë qeverisëse kriminale dhe të korruptuar deri në palcë. Shqipëria e Edi Ramës është piketuar përfundimisht, si një zgjidhje e pjesshme për hallin e madh, që i ka zënë derën vendeve të Europës.

Në një shkrim të fundit të DW ngrihet alarmi: “Shumë vende, si Gjermania, nuk kanë më tani mundësi të eksportojnë 24 lloje mbeturinash, që janë përfshirë në listën e importeve të ndaluara (nga Kina). Tani ato duhet të mendojnë për të gjetur shpejt alternativa, sepse BE-ja është në rrezik të përmbytet prej mbeturinave plastike”. Dhe alternativë e vetëofruar duket qartë, se është qeveria më e shantazhueshme në Europë, e cila sipas burimeve tona të besueshme, do të fusë në kuvend, brenda pranverës, për të votuar me votat e kanabisit, ligjin më antishqiptar të këtyre 27 viteve te fundit, atë të importit të plehrave. Herën e fundit që Edi Rama u pozicionua për këtë çështje te “Zëri i Amerikës”, në muajin shtator 2017, deklaroi se është i vendosur që të ecë përpara në këtë projekt, i cili na qenka, “një proces europianizues”. Europianizimi i vendit, sipas këtij ushtari të të gjitha mafieve, na qenka marrja e plehrave të BE-së, të cilave Kina, për të mirën e qytetarëve të vet, zgjodhi t`u mbyllë derën.

Në fakt, sipas planit të menaxhimit të mbetjeve 2010-2025, të draftuar dhe miratuar nga qeveria shqiptare me ndihmën e Bashkimit Europian, deri në vitin 2020, Shqipëria duhet të ndërtojë 12 landfille inxhinierike për grumbullimin e mbetjeve bashkiake, sipas standardeve të BE-së. Por çfarë bëri Rama? E la mënjanë këtë plan menaxhimi dhe në vend të tij, në mënyrë të jashtëligjshme, nisi ndërtimin urgjent të të paktën 3 inceneratorëve. Përse e bën këtë, ndërkohë që ne jemi vendi me menaxhimin më të keq në Europë të mbetjeve tona, me mungesë të plotë të përpunimit tyre nëpër landfille? Me çfarë do t’i ushqejë furrat e inceneratorëve, që u ka dhënë me koncesion klientëve të tij, ndërkohë që miliona tonë plastikë dhe mbetje të tjera po i zënë frymën vendeve të BE-së?

Edi Rama tentoi herën e fundit që të fusë në programin e punimeve të Kuvendit (për periudhën 18 shtator-13 tetor 2017), shqyrtimin e dekretit të Presidentit që refuzonte dekretimin e amendamenteve që qeveria e tij i bëri ligjit të mbetjeve. Por meqenëse oborri ju mbush me skandale si ai i Tahirit, meqenëse ka kuptuar që qytetarëve tashmë u janë hapur sytë dhe e dinë se ai nuk është kryeministri i tyre, por i klaneve më të errëta kriminalo-financiare, me frikën në palcë u tërhoq përkohësisht. Tani ka në plan, që të organizojë shpejt e shpejt me shoqata mjedisore fantazmë, apo të paguara, konsultime publike dhe ta kalojë urgjentisht në parlament. Nëse Edi Rama do të guxojë ta realizojë këtë plan, më të ziun në historinë e këtij vendi, duke tentuar të mashtrojë qytetarët me mbështetjen e krerëve të BE-së dhe hapjen e negociatave; për ta bërë Shqipërinë një kosh dhe furrë djegëse gjigande të plehrave të Europës që Kina u mbylli derën, atëherë protesta kundër armëve kimike që e bënë të përmjerret nga frika në poturet e tij, do t’i duken si një shëtitje relaksuese e qytetarëve.

ZGJIDHJA e paralajmëron që të heqë dorë urgjentisht nga ky plan, sepse fundin do ta ketë edhe më të shpejtë dhe të dhimbshëm, se sa e mendon. Nuk ka diplomat dhe kancelari në Europë, që të mundet të mbrojë një armik të një populli të tërë, i cili kërkon të shkatërrojë për ca miliona euro më shumë dhe për hir të qëndrimit me çdo kusht në pushtet, shëndetin dhe jetën e shqiptarëve ndër breza.

Zgjidhja e ndërgjegjshme se në këtë çështje madhore kombëtare ka me vete gjithë popullin pa dallim partiak, nuk do të lejojë që ky vend i bekuar nga Zoti dhe natyra, të transformohet në një parajsë të ekomafies dhe në një motor gjigant kanceri.

ZGJIDHJA e paralajmëron këtë kryeministër tradhëtar, se do jetë në krye të rezistencës së popullit tonë, kundër planit të tij për ta kthyer Shqipërinë në kazanin kanceroz ku shkarkohen plehrat e gjithë Europës. Duhet të bëhemi gati për luftë!

37 komente në “Koço Kokëdhima, thirrje shqiptarëve: Të përgatitemi për luftë!”

  1. Luli says:

    Luftë paç, e qafshë kokën tënde!
    Ne kemi punē, s’kemi nge për luftë!??

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Sa per luft ti koco bej gati frskuesen te na besh freski!
      Ndersa per protesta ne duhet te jemi gati tere kohen deri sa evropa tu gjeje zgjidhje problemeve te plerave te saj!

      Eshte e vertete mundesija qe ky po shtron ketu por ne ja dalim me ulje kembekryq ne shesh deri sa qeverrija te terhiqet ose ti drejtohet popullit me referendum.

      Nese kjo marreveshje miratohet atehere kjo do te ishte nje katastrofe fizike e permasave te paimagjinueshme per vet faktin se vetem 30% e te gjitha mbetjeve mund te riciklohet, dhe edhe kjo 30% me manaxhim maksimal.
      Ne vetem mundet ta magjinoni cdo te thote 70% e mbetjeve te nje popullsie 450 miljoneshe per nje ven verem 28000 km katrore ndac per njerezit ndac per kafshet e ndac per vendin e ndac per te tashmen e ndac per te ardhmen.

      Politikanet tane kane provuar se jane te gatshem te benjne gjithcka, ata kane provuar se mund te ecin mbi viktima per te arritur qellimet e tyre banale ne emer te idealeve te lirise se proletariatit dhe demokracise kapitaliste dhe ata kane bere ashtu ngaqe besojne se per ata dhe parate e tyre shqiperi eshte i gjithe globi ndresa per te tjeret qe mezi nxjerrin buken shqiperia si depo plehrash eshte e destinhar te kthehet ne varreze qe ata dhe familjet e tyre nuk kane rruge tjeter por thjesht ta therrasin atdhe!!!

      Te gjithe ne shesh po jo me arme si do basha e kocua, se ata nuk jane gje tjeter pervec se edi rama me fytyra te ndryshme, ata i peekasin tjeter bote dhe interesat e tyre jane ne ate bote tjeter dhe ji tonen, – te gjithe ne shesh me shilte me vete dhe ashtu te ulur kembe kryq deri sa te vihet ne ligj qe shqiperia nuk pranin as edhe nje bisht cigarejenga pleherat e te huajve!!!

    2. saimir says:

      epo mbaj kazanin me plehra dhe mos u anko

  2. ELDA says:

    Gati na ke Z.Koke…. .

  3. Kombi says:

    SA SHPEJT I MORI LAJMET DHE I BERI FAKT TE KRYER KY SHPIKSI I KANABISIT ,QE PO MOBILIZON POPULLIN PER LUFTE .

  4. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    Mos u merzit o Koco. Mban plehra ai vend sa te duash akoma. Plehra ne male, plehra ne fusha…ne lumenj, ne det, rrugeve te fshatit dhe rrugeve te qytetit. Ama plehrat me te medhaja jeni ju bythqiret te ashtuquajtur politikane, analiste biznesmene dhe llapaqene. Pthuuu rrace muti.

  5. Nik says:

    Ne se pretendimi i Z. Kokedhima eshte i vertete atehere e pershendes!
    Nik

  6. Gazeta Shekulli says:

    Jo ore Koço jo nuk pergatitemi per lufte qe te fitosh ti me hajnat dhe baxhellat e tua. Harroje qe do te luftoje ky popull qe ju te vidhni e te beni si te doni. Tani te gjithe jane te ndergjgjshem per ty e politikanet e tjere. Po nuk u shporret ju te gjithe atehere do te ngrihet populli. Jeni bere gangrene dhe kanceri i shsoqerise dhe Shqiperise. Fare e ndyre, hajdute njerez pa dinjitet.

    1. anticensurë25642654 says:

      mire e ke ti, e perse te luftojme qe te ndrrojme nje pale hajdute me nje pale tjeter??
      Na qine keta qe kemi, e perse te na qine edhe te tjere??

  7. Kuq e zi says:

    Or koqe
    Ku e degjove qe gjermania plastiken e quan mbeturine kur ajo per cdo shishe boshe te paguan 25 cent pra e konsideron lende te pare e te paster dhe gjithshtu importon nga italia mbeturina per djegesit e saj qe prodhon energji dhe i paguan 100€ per ton
    Apo ske koqe te besh thirrje kunder vetingut dhe e maskon me lloj lloj diversivi

  8. BERISHA LARGOHU says:

    Kane vjedhur shqiptaret me rrace e koc, kurse sot bejne thirrje per lufte duke menduar se shqiptaret jane idiota. Shqiptaret do te benin gabimin me te madh ne historine e tyre neqofse i bashkohen opozites kriminale.

  9. Epo kjo pune! says:

    nese eshte keshtu, Rama nuk do e kete te gjate por gjerat duhet sqaruar se esthe bere zakon qe fakti e shpifja futen ne nje thes se secili eshte me axhenden e tij, ky miku donte te na bente det me kanabis pakthim!!! Kalifornian lali… Apo nuk isha une!!! Kaq memorje ky milet e ka.

  10. enter"" says:

    Ti je nje nga plehrat…

  11. Toni says:

    Ok qifsh veten. Surrat mut

  12. Bestia says:

    O KOCO KOK DHIA ME KE CJAP DO LUFTOSH ME AMERIKEN APO ME EUROPEN DO BIESH BRENDA NE LUM VETE SI PUNA E ASAJ PRALLES SE DY DHIVE O KARABUSHI O DONKISHOTI I JUGUT.

  13. Jimi says:

    E nese ti more kodosh qe ndjell lufte e ke me tere mend , behu gati, se nese do te filloje ajo te paret qe do te shkoni ne sater do te jenmi ju qe i
    rropet lekuren ketij populli ! Tani nese ky popull do te bej lufte nuk do ta bej ate per bythen tuaj, por do ta bej per koken e tij! Shkerdhate!

    1. Arjani says:

      Perse duhet te vi Koco hajduti? ??
      I kemi nderkohe disa super hajdute ne krye.

      Rrokade hajdutesh do bejme? ?

  14. 4LB35T says:

    Megjithëse ti je shkërdhatë, , një gjë duhet ta kesh kuptuar deri tani që populli shqiptar është popull fodull e I prapambetur qê lejon the qeveriset nga funderrinat e tij qe I Ka çuar në parlament ta udhëheqin e Jane gati të japin dhe jeten per kto funderrina si puna jote.

  15. Daku says:

    Qe kina ka ndaluar plehrat e Evropes eshte e vertete. Qe Rama ka vendosur te marri plehrat e evropes kete se di.
    Per “kuqe e zi ” me lart. Gjermania ti jep 25 Cent per shishe bosh jo se e ka vleren aq ajo shishe por qe ti mos e hedhesh ne rruge. Dhe qe gjermania con plehra ne kine eshte dhe kjo e vertete. Dhe tani ju ka dale nje problem i madh.

  16. Alnani says:

    Jam i mendimit se shqiperia edhe mund te mbaje te gjitha plerat e botes kur ju mban edhe juve qe jeni pleh mbi plehra,dije mire Koqo Kokdhoga.

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Cme je bere si gjel I rrjepur mor katran…

  18. klaudio says:

    Me tet bije do bejme lufte more kurve e keqe vodhet shqiperine dhe tani kerkoni te na fusni te vritemi me njani tjetnin provojeni se robt do tju qihen dotju heqim zvarre si qente kriminela te ndyre

  19. Tiku says:

    I thane te gjitha ata me lart. Mua nuk me mbetet gje tjeter vecse te te uroj rruge te mbare ne hale te gomereve.

  20. Elton says:

    Ik Koqe ik se ste merr lush seriozisht , ndonje goce tenden edhe po , por ty ste merr asnjeri seriozisht.

  21. taraboshi says:

    Po po lufte do kesh per sekoestrimin e pasurise tende se eshte mbi baza te dyshimta .Ti ke qene kuader edhe ne kohen e partise punes ke vjech popullin atehere dhe tash ne demokraci do kalosh shpejg edhe ti ne skaner .Ke marre edhe pamjen per lufte ti na qenkesh trim i çartun.

  22. coli says:

    Pleh,nga plehu!??

  23. fatosi says:

    Kerkon lufte se ka hapur nj agjensi varrimi. Vetem per leke mendojne.

  24. Laku says:

    Dhe Mero i pavaruri thirrje per lufte beri kur do vinin plerat nga Siria,apo harruat.Apo atehere i pelqeu Ramiut.A ju te Ripjelljes jeni ftohur ne bythe po nuk ju le Partia ta kuptoni.

  25. Asnje says:

    Ti je i cmendur!

  26. Lushi says:

    Mir qe do bej luf ? Po ke do vrasi ????

  27. Che... says:

    Gati jemi per lufte, por ti dot jesh i pari ne liste te na tregosh si u bere milioner duke vjedhur popullin…..

  28. Tit says:

    Je tatalisht i pabesueshëm o Koqeee! Po iu vjen rrotull të gjithëve juve më duket prandaj dhe përpiqesh të inkriminosh marrëdhënien e ndërkombëtarëve me Edin. Po ju vjen ngordhja o Koqee prandaj doni të gjeni strehë te populli duke iu mbushur mendjen budallenjve t’ju mbështesë në luftën kundra Ramës se vetëm ai iu vjen hakut juve!!! Bythqira….plehrat dreqit….ptuuu!!!

  29. O kokodhima!
    A e kupton,qe keta qe po te komentojne jane populli qe ti u bene thirrje per lufte? Nuk e sheh sa i vetmuar dhe i perbuzur po del çdo dite para tyre? turperohu koço,turperohu,skuqu,(Kuptohet,nese te ka mbet ende ndonje pike gjak… Por,dhe mavriu shpirt e do pak surrat,qe te qendroj,ti dhe kete s’e ke,”Hidhu te bova te marresh kum”, thone vlonjetet nje heret….

  30. Tit says:

    Je totalisht i pabesueshëm o Koqeee! Po iu vjen rrotull të gjithëve juve më duket prandaj dhe përpiqesh të inkriminosh marrëdhënien e ndërkombëtarëve me Edin. Po ju vjen ngordhja o Koqee prandaj doni të gjeni strehë te populli duke iu mbushur mendjen budallenjve t’ju mbështesë në luftën kundra Ramës se vetëm ai iu vjen hakut juve!!! Bythqira….plehrat dreqit….ptuuu!!!

  31. Besniku says:

    Si u pasurove ti Koço …. a të kujtohet ?
    E bleve frigoriferin e Durrsit me 200 mijë lekë , në jnjë kohë që vetëm porta e Jshtme e vendosur rishtazi kostoi 450 mijë lekë dhe Vlefta e Frigoriferit ishte mbi 300 milion lekë.
    Apo nuk të kujtohet kur bleve Ndërmarrjen shtetërore të Tregtisë Industriale me 60 milion lekë, kur në të vërtetë ajo vetëm gjëndje parash në llogaritë bankare kishte mbi 100 mijë euro ose mbi 100 milion lekë.
    Ti i ke zhvilluar këto prona dhe tashmë ke miliona euro pasuri prandaj mos bëj thirrje për luiftë se të parat që do ikin janë pasuritë e tua.
    Thirri mendjes dhe korigjohu Koço !.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje