Njihuni me futbollistin më të vjetër profesionist në botë, është 51 vjeç dhe vazhdon të luajë

11 Janar 2018, 18:52Sport TEMA

Sulmuesi Kazuyoshi Miura, i cili vitin tjetër mbush 51 vjeç, ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën e kategorisë së dytë japoneze Yokohama FC.

Pas kësaj marrëveshjeje ai do të hyjë në sezonin rekord të 33-të të karrierës së tij, që nisi te skuadra braziliane Santos në 1986.

“Gjithmonë do të jap gjithçka dhe shpresoj të rritem si lojtar,” shprehet veterani për agjencinë e lajmeve Kyodo.

Ish-lojtari i Genoa dhe Dinamo Zagreb ka qenë te Yokohama që prej 2005.

Me 89 paraqitje për Japoninë, 139 golat e Miura-s e kanë renditur në vend të gjashtë të golashënuesve më të mirë të përfaqësueses japoneze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje