Carlo Ancelotti do të jetë pasuesi i Arsene Wenger tek Arsenali. Kwshtu raportojnw mediat angleze dhe ato italiane.
Trajneri francez, që drejton prej 21-vjetësh “Topçinjtë” do të largohet në fund të sezonit, për t’ia lënë vendin italianit, i cili do të nënshkruajë një marrëveshje 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë në total 40 milionë euro, pa bonuset.
Pronarëve të klubit londinez u ka sosur durimi me francezin, që për herë të fundit titullin e Premier League e ka fituar në vitin 2004. Zbehet mundësia që Ancelotti të marrë drejtimin e Kombëtares Italiane.
Në fakt, vetë 58-vjeçari, i cili ka fituar 20 trofe në 5 vende të ndryshme e kishte bërë qartë që synon të jetë në qendër të një projekti me një klub të njohur.
Arsenali ndoshta është destinacioni ideal për të nisur një epokë të re në Premier League.
Koha e Ancelotit ka ikur. Nuk ka me ate motivacionin dhe energjine e meparshme. Eshte trainer i mire, por klube si Arsenal duan njeri te motivuar dhe me uri per te fituar. Fatkeqesisht Anceloti nuk e ka me kete veti. Bajerni tregoi dhe vulosi fatin e tij. Anceloti eshte i mire per ndonje klub te pasur te Lindjes se Mesme ose kombetare te pasur si Rusia ku pretendimet jane shume me te pakta