Pas publikimit të skandalit me Shoqatat fantazmë, të cilat u faktuan që nuk ishin regjistruar në gjykatë, vjen edhe një tjetër reagim kompromentues.
Kryetari i Shoqatës Rajonale Tiranë, Sulejman Mema, nuk është në dijeni nëse ka qenë e regjistruar. Për më tepër, shprehet edhe se është gati të votojë sërish…
Ai përfaqësonte Shoqatën Rajonale të Tiranës edhe në zgjedhjet e vitit 2010. Mema është shprehur për “Vipsport” se nuk ka informacion mbi regjistrimin e kësaj shoqate, anëtar me të drejtë votë i të cilës ishte, megjithëse sipas tij një gjë e tillë duhet të ketë ndodhur, por vetëm sipas vijës logjike.
“Në vitin 2010 jam zgjedhur nga Shoqata amatore e futbollit në Tiranë, për të pasur këtë përfaqësim. Sa i përket çështjes së regjistrimit së kësaj shoqate, nuk kam asnjë informacion. Megjithatë, nëse unë jam gjendur aty përpara disa vitesh, atëherë logjikisht kjo shoqatë duhet të jetë e regjistruar në shtet.
A do ët jem përsëri delegat? Mund të gjendem sërish këtë vit në zgjedhjet e reja për kryetarin e ri të FSHF-së, por nuk kam asnjë informacion më tepër rreth regjistrimit”, është shprehur Mema.
Skile ne fushe, skile shoqni, skile ne jete!! Si nuk u bo nji her burre?! E dini si thone miqte e vet: Sula e ka sumen me guzhinjet…..