Ibra bën gati valixhet për në Amerikë

10 Janar 2018, 13:55Sport TEMA

Për Zlatan Ibrahimoviç dhe Manchester United rrugët janë të destinuara të ndahen, madje që në muajin janar. Lajmi për një ndarje të parakohëshme mes suedezit dhe ‘Djajve të Kuq’ vjen nga Yahoo Sports, që zbulon se sulmuesi suedez me shumë gjasa mund të përfundojë në Amerikë, ku e ka emrin ende të madh.

Ibra i përshpejtoi etapat e rikthimit në fushën e lojës dhe nga 18 nëntori deri në 26 dhjetor luajti 7 takime, nga të cilat 2 titullar dhe ku arriti të shënonte një gol me Bristol në Kupë. Më pas sërish probleme me gjurin e operuar në pranverë dhe një tjetër muaj pushim i detyruar.

Por ndërsa mosha shënon 36 vite, një kampionat si Premier League duket pak i rëndë edhe për një futbollist që në fanelë mban emrin Ibrahimoviç.

Dhe në logjikën që zbërthen Yahoo Sports e ardhmja e afërt për ‘gjigandin’ mund të jetë Kina ose Amerika, madje që në muajin janar.

Në një skuadër ku Lukaku ka një vend fiks në formacion dhe Rashford e Martial që shihen si alternativa të para, Zlatan e ka shumë të vështirë ta gjejë formacioin në 6 muajt e ardhshëm.

1 komente në “Ibra bën gati valixhet për në Amerikë”

  1. ben says:

    E megjithate mbetet nje lojtar i madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje