Luftëtari fillon rinovimet me titullarët

10 Janar 2018, 13:41Sport TEMA

Klubi i Luftëtarit në këto ditë nuk është marrë vetëm me merkaton në hyrje të futbollistëve. Klubi gjirokastrit ka vendosur si prioritet edhe sigurimin e lojtarëve titullarë duke u rinovuar kontratat një pjesë të mirë të tyre.

Seria e firmave ka nisur sot me rinovimin e mbrojtësit Oltion Rapa.

Futbollisti 28-vjeçar luan prej tre vitesh me Luftëtarin duke u kthyer në një element të pazëvendësueshëm në ardhët e kësaj skuadre. Ndaj klubi e ka vlerësuar atë me rinovimin e marrëveshjes ekzistuese.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, klubi bëri të ditur se ishte firmosur rinovimi i mbrojtësit edhe për dy sezonet e ardhshme, duke siguruar në këtë mënyrë vazhdimësia e bashkëpunimit me një nga elementët më të qëndrueshëm të bluzinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje