Mënyra fantazmë se si Armand Duka drejton futbollin!

9 Janar 2018, 15:11Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Për 16 vite futbolli shqiptar është drejtuar nga Armand Duka, dhe përgjatë gjithë sundimit të tij në atë post sporti në vendin tonë nuk ka pasur një nivel të kënaqshëm pasi investimet kanë qënë të pakta. Duka është një nga presidentët që ka një mos pëlqim të frikshëm nga ana e sportdashësve, por që pavarsisht këtij fakti ai vijon të jetë numri një i institucionit të futbollit shqiptar.

Në datën 7 shkurt do të zhvillohet dhe zgjedhjet e reja për kreun e ri të Federartës Shqiptare të Futbollit, ku Duka edhe pse ende nuk është shpallur zyrtarisht kandidaturën “de facto” do të jetë sërish në garë për të synuar mandatin e tij të pestë pas 16 viteve drejtim. Ajo që është skandaloze dhe shqetësuese është fakti se si ky njeri i cili edhe pse ka një mos pëlqim të frikshëm në opinionin publik vijon dhe i fiton i qetë zgjedhjet çdo katër vjet.

Mënyra se si ai i fiton zgjedhjet është skandaloze dhe manipulative dhe kjo gjë u tregua dje përmes një investigimi të kryer nga ana e TemA TV dhe VipSport.al, ku u tregua qartë se si tetë Shoqata Rajonale të parregjistruara në Gjykatë kanë të drejtë votë në Asanblenë e Përgjithshme që do të  zhvillohet më datë 7 shkurt në qytetin e Durrësit, ku dhe do të zgjidhet presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe organet e reja drejtuese të FSHF për 4 vitet e ardhëshme.

Përveç faktit  që këto Shoqata nuk janë të rregjistruara dhe kanë të drejt vote, një tjetër gjë skandaloze është se disa prej tyre që kanë votuar më përpara janë dhe punonjës të FSHF-së. Dhe rasti konkret është ai i Armir Grimës i cili ka votuar në votimet e mëparshme dhe sot ai merr rrogë nga institucioni i futbollit shqiptar. Grima ka të drejt vote për Shoqatën Rajonale Shkodër dhe ky është një skandal pasi ka manipulim që pas nisur votimi pasi ky person është aktualisht trajner i kombëtares së Femrave, pra është një vartës i Armando Dukës.

Një tjetër rast është dhe ai i Ilirjan Përmetit që voton për Shoqatën Rajonale të Korcës. Ajo që është e pandershme në këtë rast është fakti se Ilirjan Përmeti ka një post drejtuesi tek skuadra e Skënderbet dhe në këtë mënyrë i bie që korçarët që njihen për mardhënien e ngushtë që kanë me Dukën, kanë të drejt vote dy herë.

Një tjetër gjë skandaloze është se zyrtarët e FSHF-së tregojnë një “mos dije” për këtë fakt skandaloz, duke u dal në krah këtyre shoqatave fantazmë që i kanë krijuar vetë dhe janë bërë në mënyrë të paligjshme anëtarë dhe kanë të drejtë të votojnë buxhete financiare dhe të zgjedhin presidentin e anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Pra, gara për zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit nisin që në start në mënyrë skandaloze, menjëherë me 12 vota pro  në favor të Armand Dukës  nga disa shoqata fantazmë që ai i krijuar vetë në mënyrë të turpshme dhe të paligjshme duke vendosur aty edhe punonjësit e tij.

Ky është një nga të shumtat skandale që e kanë shoqëruar FSHF-në gjatë sundimit 16-vjeçar të Armand Dukës që kërkon të qëndorjë në atë karrige si askush tjetër për 20 vite dhe duke mos i sjellë asgjë pozitive futbollit shqiptar.

Ka nisur një lutje duke i kërkuar ndihmë Zotit që t’i jap fuqi që ta mbajë ende në atë karrige, që nuk e sheh asnjëherë për t’i shërbyer futbollit por e ka kthyer në një pronë private që nuk kërkon ta lëshojë për asnjë moment.

Kërkon që ta përcaktojë garën ende pa nisur duke mos e lejuar që ajo të jetë “Fair Play” sic i takon një institucioni si futbolli. Mënyra se si e mori vendimin për të afruar me sa më shumë të mundej datën e zgjedhjeve tregoi dinakërin dhe shenjën e një frikacaku duke bërë që çdo gjë të jetë në favor të tij, duke u vendosur shumë pak kohë në dipozicion rivalëve të tij për tu përgatitur dhe shpalosur platformën e tyre në fushatën zgjedhore.

Është mësuar që gjithmonë zgjedhjet t’i zhvillojë vetëm si formalitet duke mos e venë asnjëherë në dyshim fitoren siç nuk e ka vendosur përgjatë katër madateve që ka garuar ku herë ka pasur kandidatë jo seriozë dhe në zgjedhjet e fundit ishte i vetëm, pasi askush nuk tentoi që të hidhte kandidaturën përballë tij duke e ditur mjaft mirë se pushteti që ai ka në këtë fushë është i shtrirë fuqimisht. Këtë herë e ka vënë në panik emri i Bashkim Finos që në ditët në vijim pritet që të marrë fund dilema nëse do jetë ose jo rivali i Dukës në këtë zgjedhje.

Fakti është se Armand Duka është një fantazëm e frikshme që i ka rënë për pjesë futbollit shqiptar që nëse do të vijoj sërish në krye të atij intitucioni do të ishte një fatkeqësi e madhe.

6 komente në “Mënyra fantazmë se si Armand Duka drejton futbollin!”

  1. Mos o Fat says:

    O Fatjon, gazetaria eshte si futbolli, duhet te luash me koke jo vetem me kembe. Po ca te them une ty, ti ske qene i mire te asnji nga te dyjat. VK

  2. Shoku i Gazit says:

    Pse gjithe ky mllef Tema? Muhabete kafesh!

  3. FSHF MAFIA says:

    Ky mafioz nuk shkulet

    1. Canji says:

      Baci e hedh tuc

  4. QR says:

    Shoqatat e paregjistrume jane 8, jo 12. Lexo para shoku Prap me aritmetike Duka ka fitu me shume me shume vota qe kjo tetshja tbej diference. Pastaj ishalla jane te gjithe te pa regjistrum. Vetem te shlojme dhe iher ne Europian i qj! Jo si partizani, grop!

  5. "BOHOTINA" says:

    Ky brenda ne kuti ka 12 vota pa filluar votimi. U jep nga nje kafe dhe klubeve te kategorive te ulta dhe ja doli prap president. Ne jemi te çuditshem. Behemi pishman pasi kemi votuar pa pergjegjesi. Ky duhet zhdukur. Nuk kane fund bemat e tij, por po e le per njehere tjeter. Akoma nuk eshte akorduar titulli i vitit 2016 “Partizanit”. Skandaloze ishte dhenia vjet e titullit “FK Kuksit”. Te gjithe e pame komedine e urdheruar nga ky njeri. Etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje