Elseid Hysaj, më i shtrenjtë se Andrea Belotti

9 Janar 2018, 11:23Sport TEMA

Elseid Hysaj më i shtrenjtë se Andrea Belotti.

Nuk është një lojë fjalësh, por një vlerësim që mbështetet nga “Observatori i Futbollit Ndërkombëtar” CIES.

Ky institucion që është një ndër më prestigjozët në rang planetar ka publikuar një listë me 100 lojtarët më të shtrenjtë në planet dhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare renditet në vendin e 60-të, pikërisht përpara bomberit të Torinos, që pak muaj më parë konsiderohej si një nga lojtarët më të shtrenjtë.

70.5 milionë Euro vlerësohet nga CIES kartoni i mbrojtësit shkodran, duke lënë pas edhe emra të tjerë me peshë si Ivan Perisic, Nemaja Matic, Marco Asensio apo Milinkovic Savic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje