Është lojtar rezervë, por pasuria e tij është më e madhe se e Mesit dhe Ronaldos. Shpenzon 40 mln euro në muaj

8 Janar 2018, 19:21Sport TEMA

Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Neimar.

Këta të tre konsiderohen si tre futbollistët më të pasur në botë.

Por në fakt, atyre ua kalon një 19-vjeçar, që është rezervë te Lester në Premier Ligë.

Bëhet fjalë për Faiq Bolkiah, i cili është nipi i Sulltanit të Bruneit, pasuria e të cilit shkon mbi 20 miliardë dollarë.

Mediat shkruajnë se babi i Faiq, në një muaj shpenzon mbi 40 milionë euro për objekte luksi, kryesisht për makina.

Raportohet se ai ka mbi 2 mijë automjete luksoze.

Pavarësisht pasurisë, ëndrra e Faiq është të bëhet futbollist dhe për këtë arsye, prej disa vitesh luan në Angli.

Ai ka qenë në provë në disa ekipe, deri sa në maj të vitit të shkuar arriti të nënshkruante një kontratë profesionistësh me Lester.(TemA)

4 komente në “Është lojtar rezervë, por pasuria e tij është më e madhe se e Mesit dhe Ronaldos. Shpenzon 40 mln euro në muaj”

  1. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Me kafshe te tilla krahasojne veten ilirat salinjte lulyshkat dhe edviqat tane ndaj edhe shqiperia do jet i pari vend mqebi toke qe do behet i pa banueshem

  2. XheJ eN Bi says:

    Më vjen keq po gazetari ngatërron lojtari më i shitur me lojtarin më të pasur.
    Mesi,Ronaldo e Naymar janë lojtarët që janë shitur me çmimet më të larta,po nuk thonë se janë më të pasur.

  3. fantoma says:

    Ç’mu kujtua tani… Një nga vizitat e para jashtë shtetit, të shpellarit kriminel-hajdut të Viçidolit, në vitet e para të -90-ës, kur ishte President , ishte në Brunei…(???!!!) Kush ka mënd në kokë, e kupton shkakun…(!) Sa për dijeni, Brunei (një ishull i vogël me rreth 100 mijë banorë), është si shpella e Monte Kristos, ku fshehin pasuritë “piratët” e kapitalizmit botëror…

  4. alket says:

    ctraplliqe. pse i duhen nje njeriu 2000 makina? Sistem idiot qe duhet permbysur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje