Klubi i Lacios ka bërë pak më parë zyrtarizimin e futbollistit më të ri të tij. Igli Tare, drejtori sportiv i skuadrës bardhekaltër, ka bërë goditjen e radhës, këtë herë duke marrë një futbollist me shumë përvojë.
Martin Kaseres është zyrtarisht i Lacios. Ai vjen nga Verona, por është bërë i njohur gjatë aktivizimit me Juventusin dhe Seviljen e Barcelonën.
Klubi i presidentit Lotito ka blerë uruguaianin, i cili ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare, me mundësinë e zgjatjes së saj. Kaseres do të jetë në dispozicion të trajnerit Inzagi që në ndeshjen e radhës me Kievon.