Atentat futbollistit turk në Gjermani, "armik" i Erdogan

8 Janar 2018, 12:05Sport TEMA

Futbollisti turk, Deniz Naki, ka qenë shënjestër e një atentati në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur gjatë  natës, ndërsa ai udhëtonte në autostradë.

Një mjet tjetër i është afruar dhe personat që ishin në të kanë hapur zjarr ndaj futbollistit.

Dy plumba kanë goditur makinën e futbollistit Naki, por ky i fundit nuk është prekur prej tyre.

Naki luan aktualisht me skuadrën kurde Amed SK.

Në të shkuarën, ai ka dalë hapur kundër presidentit Erdogan dhe për këtë konsiderohet prej shumë turqve si armik i shtetit.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje