Etrit Berisha u shpall luftë kryesuesve: E kanë radhën Napoli me Juventusin

7 Janar 2018, 16:10Sport TEMA

Fillimi i dobët i kampionatit la të mendohej se Atalanta kishte humbur shkëlqimin e sezonit të kaluar, por me vazhdimin e Serisë A, zikaltrit kanë regjistruar rezultate të rëndësishme të njëpasnjëshme duke iu bashkuar grupit të skuadrave që synojnë për një vend në Europë edhe në sezonin e ardhshëm.

Eliminimi i Napolit nga Kupa e Italisë dhe më pas fitorja ndaj Romës në kampionat ishte sinjali më i mirë i ringjalljes dhe sipas Etrit Berishës, konfirmon se tani kjo skuadër ka një grup të rëndësishëm lojtarësh që e meriton pozicionin që mban e synon.

“Jemi një grup i madh, ishte shumë e vështirë të luaje me një futbollist më pak gjatë të gjithë pjesës së dytë. U paraqitëm shumë mirë në pjesën e parë, shënuam, ndërsa në të dytën u tërhoqëm për shkak se kishim një lojtar më pak. Deshëm të kundërsulmonim më shumë, nuk ia dolëm shumë mirë, por më i rëndësishëm ishte rezultati. Skuadra ka reguar shumë mirë, kur luan kundër Romës në Romë dhe fiton me një lojtar më pak, do të thotë se ke një grup të madh”, shpjegoi portieri shqiptar pas suksesi.

“Ne mund të bëjmë gjëra të mira, jemi në gjysëm të kampionatit. Tani të shohim, se kemi përpara një javë pushim dhe pastaj duam të rikthehemi te ky rrugëtim i mbarë. Pas pushimit kemi Napolin, Juven, shumë ndeshje të bukura në të cilat dëshirojmë të jemi protagonistë. Duam të rishohim shpirtin që tregoi në këtë ndeshje skuadra”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje