Vllaznia, Voltana Ademi takon skuadrën

7 Janar 2018, 12:50Sport TEMA

Vllaznia është duke zhvilluar përgatitjet dimërore, për të qenë gati për pjesën e mbetur të Superiores.

Por nisja e fazës përgatitore në Ulqin, është shoqëruar më surpriza për ekipin e Ernest Gjokës.

“Shkodra Sport” ka njoftuar se kryetarja e Bashkisë Shkodër, së bashku me administratorin e klubit, i kanë bërë një surprizë në orët e mbrëmjes skuadrës së Vllaznisë.

Voltana Ademi dhe Astrit Gjyrezi i kanë takuar skuadrën për t’i treguar mbështetjen e tyre dhe për t’i uruar një stërvitje të mbarë, në fazën përgatitore që ekipi po zhvillon në Ulqin.

Ky takim vjen në momente delikate për Vllazninë, ku besimi i tifozëve është ulur ndjeshëm falë rezultateve të dobëta që ekipi ka marrë gjatë sezoneve të fundit.

1 komente në “Vllaznia, Voltana Ademi takon skuadrën”

  1. Boris Godunov says:

    Voltana Ademit i mungon”voltazhi”per karikimin e skuadres se Vllaznise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje