Seria A/ Napoli fiton dhe ruan kryesimin e kampionatit

6 Janar 2018, 17:15Sport TEMA

Napoli ka fituar me lehtësi ndaj Hellas Veronës në shtëpi, duke ruajtur kreun e Serie A pas 20 javëve të zhvilluara.

Napolitanët pritën në “San Paolo” Veronën që vinte nga dy humbje radhazi në kampionat, dhe i regjistroi edhe të tretën duke e lënë në vendin e 19-të me vetëm 13 pikë.

Në një ndeshje të dominuar plotësisht, Napolit iu deshën më shumë se një orë për të gjetur golin, kur mbrojtësi Koulibaly shënoi për 1-0 në minutën e 66-të.

Miqtë i fundosi përfundimisht Callejon në minutën e 78-të duke shënuar për 2-0.

Napoli tani shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë në tabelë pas katër fitoreve rresht, duke e lënë Juventusin të dytin me 47 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Leonardo Bonucci ka shënuar golin e parë në karrierë për Milanin dhe kësisoj i siguroi fitoren “kuqezinjve” ndaj Crotones në “San Siro” pas dy humbjeve radhazi dhe një barazimi në kampionat.

“Rossonerët” triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0 duke marrë tre pikë që e largojnë për momentin nga kriza e rezultateve.

Kjo fitore e ndihmon Milanin të ngjitën në vendin e 10-të në Serie A me 28 pikë, ndërsa Crotone mbetet në zonën e largimit nga liga, pra vendin e 18 me 15 pikë.

Rezultatet e Serisë A.

Torino 3-0 Bologna

Milan 1-0 Crotone

Benevento 3-2 Sampdoria

Genoa 1-0 Sanssuolo

Napoli 2-0 Verona

Spal 2-5 Lazio

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje