Vllaznia në Ulqin për fazën përgatitore, Gjoka: Pres disa përforcime

6 Janar 2018, 12:55Sport TEMA

Vllaznia u nis ditën e sotme për në Ulqin, ku do të zhvillojë fazën përgatitore e cila do të zgjasë 12 ditë.

Para nisjes, trajneri i shkodranëve, Ernest Gjoka dha një prononcim të shkurtër për mediat, ku kryesisht foli për lëvizjet në merkato.

“Siç e dini faza përgatitore është 12 ditë. Mendojmë të bëjmë diçka ndryshe. Presim përforcime aty ku kemi thënë, sidomos në repartin e mbrojtjes. Përforcimi i parë ishte Xhevahir Sukaj, një lojtar me shumë të dhëna, një lojtar që ju e njihni shumë mirë.

Është një futbollist që mund të pretendojmë shumë nga ai. Klubi po punon për të përforcuar skuadrën. Mendoj se do të jemi një ekip më solid për të bërë një start ndryshe në këtë pjesë të sezonit. Nuk mund të them emra konkretë për sa i përket merkatos.

Në momentin që shkruajtëm emrin e Cicmil, bëmë një lapsus. Klubi atje e penalizoi dhe i vuri një çmim shumë të madh dhe ne e mbyllëm atë pistë. Realisht ishte një pistë shumë e mirë. Kështu që më mirë gradualisht. Në momentin që do të vijnë në zyrën e presidentit tonë, atëherë do ta merrni vesh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje