Të shtunën zhvillohet mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të FSHF

5 Janar 2018, 16:35Sport TEMA

Ditën e shtunë, datë 6 janar (nesër) në orën 11.00 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, e para për vitin 2018.

Kjo mbledhje në rend të ditës do të ketë përcaktimin e datës dhe vendit, të zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithëshme Zgjedhore, për këtë vit, si dhe rendin e ditës së punimeve të kësaj Asambleje.

Këtë radhë, përpos pikave të tjera do të zgjedhë edhe forumet e reja drejtuese të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhëshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje