VIDEO/ “Arena e Kombëtares” merr formë, gati në tetor?

5 Janar 2018, 13:30Sport TEMA

Vazhdojnë punimet intensive në “Arenën e Kombëtares”.

Impianti modern në kryeqytet ka nisur të marrë formë, mbi të gjitha prej punimeve që po kryhen në pjesën e tribunave.

Pas ndërtimit të pjesës së poshtme të stadiumit, e cila do të shërbejë edhe si parking nëntokësor, puna është përqendruar te rrethimi i fushës.

Ngritja e tribunës karshi, ashtu si edhe tribuna mbrapa portave në pjesën jugore të “Arenës së Kombëtares” janë drejt përfundimit, me këto dy sektorë që kanë ecurinë më të dukshme në ndërtim.

Përsa i takon pjesëve të tjera, tribuna veriore po ecën me ritme më të ngadalta, ndërsa bie në sy fakti që punimet kanë nisur gjithashtu edhe në tribunën qëndrore, në të cilën janë vendosur skelat dhe janë ngritur themelet.

Impianti me kapacitet 22,500 vende, që do të jetë shtëpia e re e Kombëtares si dhe do të presë sfidat më të rëndësishme të futbollit shqiptar, është parashikuar të përfundojë në muajin tetor, ndërsa ritmi i punimeve është shpresëdhënës për përmbushjen e afatit të përcaktuar.

5 komente në “VIDEO/ “Arena e Kombëtares” merr formë, gati në tetor?”

  1. andi says:

    Lerini reklamat e kota “Ka marre forme” ; u ca Duka duke punuar gjoja…. me mire gjeni se ca pislleqe ka bere ne kurriz te futbollit

  2. sali says:

    Po mire dhe nje gje e mire qe behet per futbollin ne shqiperi e pergojoni.Apo eshte ngulitur parimi Berishist Nxi xhdo gje qe te dukesh vete i paster.Bravo per kete pune te bukur qe behet per sportin tone .Crendesi kane emrat kush eshte sot,Rendesi ka qe i mbetet vendit nje gje e bukur

  3. Futbollisti says:

    Po ai pallati aty ne cep cfare do?

  4. enter"" says:

    22500 vende jane shume shume pak.
    Stadiumi dihej te kishte min 50000

  5. perkthyesi says:

    Mendoj se nuk ka njeri qe nuk i gezohet ndertimit te nje stadiumi modern, por problemi eshte gjithmone te afati i perfundimit! Mos harrojme se, ketu asnjehere nuk jane permbushur keto afate. ( e kam fjalen jo vetem per stadiumet, por dhe infrastrukturen rrugore, etj). Jemi te cuditshem, ne se do kemi afatin e premtuar, do ishte sigurisht cudia me e madhe e ketyre 27 viteve! Te shpresojme e te gezojme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje