Mourinho kritikon trajnerët “kllounë” të Premier League dhe i premton besnikëri United

4 Janar 2018, 21:17Sport TEMA

Jose Mourinho më në fund ka kthyer përgjigje pas disa ditëve që mediat kanë bërë të sigurt largimin e tij nga Manchester United në fund të sezonit.

Ai ka insistuar se është i hapur të qëndrojë edhe kur t’i skadojë kontrata pas tre viteve.

Marrëdhënia e Mourinho-s me bordin e Old Trafford thuhet të jetë krisur për shkak se trajnerit nuk po i jepen fondet e mjaftueshme në merkato, dhe sipas portugezit kjo ka qenë arsyeja pse United është 15 pikë larg vendit të parë Manchester City.

Por Mourinho ka mbrojtur qëndrimin e tij dhe ka thumbuar trajnerët e tjerë për sjelljen e tyre në pankinë duke i quajtur “klounë”.

“Nëse doni të më pyesni nëse e shoh veten time këtu edhe sezonin që vjen, do të thosha se po,” shprehet ai.

“Siç kam thënë kur mbërrita. Do të largohem në momentin që klubi do që unë të largohem, dhe nuk kam ndërmend të largohem. Synimi im është të qëndroj, të punoj dhe të përmirësoj dhe të rikthejë klubin aty ku i takon.

“Nëse do të nënshkruaj një kontratë të re, kjo varet nga klubi. Nëse drejtuesit janë të kënaqur me kontributin tim atëherë do të rinovoj.”

Më pas Mourinho iu përgjigj edhe pyetjeve që sugjeronin se ai kishte humbur urinë për fitore duke e krahasuar me homologët e tij dhe sjelljen e tyre në pakinë, si Guardiola, Conte dhe Klopp.

“Sepse nuk sillem si kloun në stol? Do të thotë se kam humbur urinë?

“Më pëlqen më shumë mënyra ime, më i matur, dhe më mirë për ekipin tim. Nuk ke pse të sillesh si një i çmendur në stol.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje