Të fundit nga Luftëtari, parakontrata me Liçkollarin dhe alternativat e merkatos

4 Janar 2018, 12:08Sport TEMA

Drejtuesit e Luftëtarit e kanë marrë pak më shtuar merkaton e dimrit, pasi tashmë janë më të qetë. Janë më të qetë për faktin se kanë sigurinë se asnjë nga lojtarët e grupit aktual nuk do të largohet.

Kjo është diçka shumë pozitive, sepse gjirokastëritët kanë në gjirin e tyre disa nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Përveç kësaj, me Luftëtarin do të nisë të luajë edhe sulmuesi Vasil Shkurtaj, i cili është stërvitur me Luftëtarin që në fillim të sezonit.

Megjithatë, disa lëvizje do të bëhen edhe te gjiroakstritët. Zyrtari i klubit jugor, Rigels Malile, për “Vip Sport” sqaron së pari çështjen e pogradecarit Liçkollari, i cili ka nënshkruar një parakontratë me Luftëtarin: “Me Liçkollarin kemi nënshkruar një parakontratë, që do të thotë se ai do të bashkohet me Luftëtarin sezonin e ri. Ka ende kontratë me Pogradecin, që i përfundon në fund të sezonit dhe më pas do të jetë lojtari ynë”.

Për përforcimet Malile bën me dije se po shihen disa alternativa, por zhvillime konkrete do të ketë kur ekipi të jetë në Turqi: “Në fakt, nuk kemi shumë nevojë për merkato, sepse asnjë nga lojtarët që kemi në ekip nuk do të largohet. Kemi edhe Vasil Shkurtajn të gatshëm për sulmin.

Po shohim dida lojtarë, sepse synimi është për të pretenduar diçka më shumë, ndërsa mbijetesa nuk diskutohet. Besoj se ndonjë përforcim  mund të bëhet kur ekipi të jetë në Turqi për fazën përgatitore”.

Luftëtari pati një rritje në javët e fundit të kampionatit, duke marrë fitore të rëndësishme që e larguan nga zona e rrezikshme e renditjes, por kuptohet që asgjë nuk ka përfunduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje