Klubi korçar ka sqaruar zyrtarisht çështjen e futbollistit Donjet Shkodra, i larguar për te Kukësi. Në postimin e bërë pak më parë në faqen zyrtare në facebook, klubi bën me dije se kontrata është ndërprerë me konsensus. Gjithashtu, korçarët e falënderojnë mesfushorin kosovar dhe i urojnë suksese në karrierën e tij.
Ja dhe postimi i plotë i klubit juglindor:
“Pasi ka analizuar situatën, performancën dhe dëshirën e lojtarit, klubi ka ndërprerë me mirëkuptim marrëdhënien kontraktuale me mesfushorin Donjet Shkodra.
Klubi i Futbollit “Skënderbeu” e falëenderon Donjetin për gjithçka ka dhënë me fanellën bardhekuqe gjatë kësaj përiudhe dhe i uron suksese në vazhdim.
Klubi po studion me qetësi mundësitë që na ofron afati kalimtar i janarit për ta përforcuar edhe më shumë ekipin për pjesën e mbetur të kampionatit”.