Ronaldo “fenomeni”: Mesi e Kristiano Ronaldo nuk do dominonin dot në kohën time

4 Janar 2018, 18:19Sport TEMA

Braziliani Ronaldo mendon se Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, nuk do ta kishin të lehtë të ishin futbollistët më të mirë në botë, nëse do të luanin në epokën e tij.

“Në kohën kur luaja unë, Messi e CR7, nuk do të dominonin në këtë mënyrë.

Të kuptohemi drejt, ata janë të jashtëzakonshëm, por të tillë kanë qenë në kohën time, edhe Rivaldo, Luis Figo, Zidane, e më pas Ronaldinjo.

Po kështu, kur luaja unë ka patur mbrojtës shumë të fortë si Maldini, Canavaro, Nesta e Puyol.

Lojtarët mbroheshin më pak, e ndërhyrjet e rënda toleroheshin më shumë.

Prandaj them se si argjentinasi ashtu edhe portugezi, do të ishin mes të mirëve, por jo më të mirët”, deklaron Ronaldo.

Edhe Ronaldinjo deklaronte pak ditë më parë, se ai kishte qenë po aq i mirë sa Mesi e Kristiano Ronaldo dhe mund të shpallej lojtari më i mirë në botë, nëse luante në të njëjtën periudhë me këta dy të fundit.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje