Etrit Berisha pasuesi i Reinas te Napoli?

4 Janar 2018, 21:30Sport TEMA

Napoli kërkon t’ia besojë portën Etrit Berishës.

Pasi Atalanta arriti të eliminonte Napolin nga Kupa e Italisë mesa duket të dyja skuadrat do të përballen sërish.

Këtë herë jo në fushën e blertë, por në tavolinën e rrumbullakët.

Shkak është gardiani kuqezi, Etrit Berisha i cili jo në pak raste është shfaqur si asi nën mëngë për portën e Atalantës, ku me pritjet e tij ka ndihmuar shumë skuadrën.

Një gjë të tillë e vertetoi edhe në sfidën ndaj Napolit.

Drejtuesit e klubit jugor, kanë krijuar bindjen se ish-portieri Lazios është pasuesi ideal i Pepe Reinas, me spanjollin që ka një kontratë që skadon në qershor.

Kjo nuk është hera e parë që prishtinaliu kërkohet nga skuadra ku luan dhe një tjetër lojtar kuqezi siç është Elseid Hysaj.

Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri tentoi të siguronte shërbimet e Berishës dhe sezonin e kaluar, por marrëveshja në fund nuk u arrit.

Ndërkohë që këtë herë situata mund të marrë një tjetër rrjedhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje