Klubi i Vllaznisë ka prezantuar blerjen e parë në këtë merkato janari.
Bomberi shkodran Xhevahir Sukaj është prezantuar zyrtarisht tek ekipi kuqeblu në prani të administratorit të klubit Astrit Gjyrezi.
Sukaj ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me skuadrën e Vllaznisë deri në fund të këtij sezoni.
Afrimi i 30-vjeçarit është një goditje e rëndësishmë për shkodranët të cilët këtë sezon nuk janë në pozita komode në tabelën e klasifikimit duke rrezikuar rënien.
Sukaj është një sulmues me eksperiencë dhe do të jetë një pike kyçe për trajnerin Ernest Gjoka në fazën ofensive. (TemA)