Një nga lojtarët më të kërkuar në merkato në Kategorinë Superiore, Dejvi Bregu është shumë pranë kalimit të skuadra e Skënderbeut.
Klubi korçar ka nisur bisedimet për të blerë kartonin e mesfushorit dhe ka ofruar plot 100 mijë euro, gjë e cila ka joshur jo pak drejtuesit bluzi.
Por, kushti i vendosur nga girokastritët mund të prishë këtë marrëveshje. Luftëtari dëshiron të mbajë futbollistin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa Skënderbeu ka në plane që të mbyllin gjithçka këto ditë dhe futbollisti të udhëtojë me skuadrën drejt Antalias.
Tashmë do të shihet nëse Luftëtari do të pranojë që ta lëshojë futbollistin që në janar, pasi ekziston rreziku që në merkaton e verës Luftëtari të mos fitojë asgjë financiarisht. Kjo, pasi Bregu del futbollist i lirë dhe mund të transferohet në çdo skuadër që ai dëshiron.