Nijaz Lena drejt Suedisë, te Goteborgu ose Gais

5 Janar 2018, 14:23Sport TEMA

Nijaz Lena drejt kampionatit suedez. Ish-kapiteni i Teutës i cili mbylli gjithcka me “Djemtë e Detit” përpara ndërrimit të viteve duket se do ta vijojë karrierën e tij në vendit skandinav.

Goteborg dhe Gais janë dy skuadrat që kanë kontaktuar futbollistin për ta patur në gjirin e tyre. Bëhet fjalë për dy ekipe me peshë në futbollin suedez.

Pas lajmit të prishjes së marreveshjes me Teutën të shumta ishin skuadrat e kampionatit shqiptar që kërkuan shërbimet e mesfushorit nga Struga, por vazhdimësia e tij në Superiore cënohej nga rregullorja.

Lena ka luajtur në fillim të sezonit me Kukësin në eliminatoret e Champions League, për t’u transferuar më pas në Durres te Teuta. Rregullorja nuk lejon që një futbollist të ndryshojë 3 skuadra brenda një sezoni.

Opsioni i vetëm është nisja e një aventure në kampionatet që fillojnë në shkurt apo mars dhe Suedia është vendi ideal për të vijuar karrieren.

Ndërkohë në Shqipëri opsioni i vetëm mbetet rikthimi te Kukësi, që po tenton të ndryshojë përbërjen me ardhjen e trajnerit të ri Peter Pacult.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje