Vllaznia përgatitet për të nisur fazên përgatitore dimërore më 6 Janar.
Për 12 ditë, ekipi do të zhvillojë stërvitjen në Ulqin, në ambjentet e përshtatshme sportive dhe të vlefshme për trajnim.
Bashkia Shkodër së bashku me stafin teknik, janë në kontakt të vazhdueshëm për të plotësuar të gjithë kushtet e nevojshme për askuadrën në mënyrë që të arrijë përmirësime të dukshme në lojë dhe rezultate.
Janë vendosur edhe objektivat e kësaj faze përgatitore, në të cilat do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë trajnimit intensiv, taktik dhe profesional.
Pjesë e ekipit në fazën përgatitore në Ulqin janë:
Portierët:
1. Alen Sherri
2. Erind Selimaj
3. Zamir Vjerdha
Mbrojtësa:
4. Denis Pjeshka,
5. Olsi Gocaj
6. Erdenis Gurishta
7. Samet Ruçi
8. Antonio Marku
Mesfushorë:
9. Nuredin Orelesi
10. Erjon Vucaj
11. Ardit Krymi
12. Alsid Tafili
13. Florind Bardulla
14. Erald Çinari
15. Arlind Kalaja
16. Arsen Hajdari
17. Gilman Lika
Sulmues:
18. Xhevahir Sukaj
19. Andi Ribaj
Detyrë për stafin teknik gjatë këtyre dy javëve do të jenë vlerësimet dhe përforcimet në pozicionet, mesfushorë qendre, sulm dhe mbrojtje.