Skënderbeu ka arritur që ditën e sotme të zyrtarizojë si pjesë të saj një nga lojtarët më të mirë të Kategorisë Superiore siç është mesfushori Kristal Abazaj.
Për 21-vjeçarin që ka pasur oferta nga disa klube të kampionatit shqiptar por dhe nga skuadra të huaja, klubi korçar arriti që të tregohej më konkreti dhe më i afti duke e konkretizuar i pari marrveshjen.
Me këtë marrveshje të arritur sot klubi i Skënderbeut ka treguar dhe njëherë tjetër profesionalizmin e lartë në mënyrën se si ka arritur që të bindë drejtuesit e klubit të Luftëtarit.
Marrveshja e arritur mes të dyja klubeve është që Kristal Abazaj të jetë pjesë e Luftëtarit deri në fund të këtij pasi kjo skuadër ka nevojë ende për këtë futbollist që do t’i shërbente në luftën për mbijetesë të bluzinjve, por rroga do t’i paguhet nga klubi korçar.
Një akord që rradhë është përdor nga klubet shqiptare duke treguar profesionalizmin e lartë të drejtuesve të Skënderbeut që treguan dhe njëherë tjetër diferencën që kanë në të gjithë aspektet me klubet e tjera shqiptare.
Një afrim cilësor për klubin korçar që premton shumë për të ardhmen duke para përformacën e jashtëzakonshme që 21-vjeçari ka bërë në këtë pjesë të parë të Kategorisë Superiore si dhe një element që mund pjesë e kombëtares shqiptare në të ardhmen.
Ajo që bie në sy është dhe leksioni që Skënderbeu u jep ekipeve të tjera shqiptare më shumë fokusohen të afrojnë lojtarë anonimë nga jashtë shqipërie dhe i prezantojnë si të bujshme dhe në fund dalin lojtarë që nuk bëjnë as për në Kategorinë e Parë. Dhe për këtë bardhekuqtë meritojnë duartrokitje pasi fokusohen dhe u japin besim talentëve që shkëlqejnë në Superiore dhe marrin në fund atë që u takon.
Përveç spektaklit që jep në fushë Skënderbeu u jep leksion dhe se si bëhet merkatoja. (TemA)
Klub sportiv qe pastron parat e Ridvan Bodes .
nuk late gje pa thene kunder dhe tani e beni shembull, gjysma e se keqes, e kuptuat me ne fund.