Ecuria e ekipit të Napolit edhe pse është shpallur kampion dimri në kampionatin italian, nuk është ajo e dëshiruara, pasi eleminimi nga Kupa ka lënë shije të hidhur.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Elesid Hysaj, që është dhe një nga lojtarët fiks të napoletanëve, është shprehur në një intervistë se është mjaft i lumtur për me aventurën në këtë qytet, por edhe lojën e skuadrës ku militon.
Hysaj gjithashtu është munduar të karikojë skuadrën duke bërë thirrje, që eleminimi në kupën e italisë përballë atalantës të harrohet sa më shpejt.
“Jemi pak të mërzitur për humbjen me Atalantën. Sigurisht na bën të ndihemi keq, por nga ana tjetër na jep forcë për të shkuar më larg në kampionat. Duhet të ringrihemi menjëherë, që në ndeshjen e radhës me Veronën. Duhet të jemi agresivë dhe të bëjmë maksimumin për të fituar. Sarri na kërkon të jemi më të egër, por mendoj se jemi mjaftueshëm inteligjentë dhe i kemi kuptuar gabimet tona.
Kampionati është i gjatë dhe duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, pasi fitimi i titullit kampion është obiektivi kryesor. Nga ana tjetër merkato dimërore mund të flas pozitivisht edhe për një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për portierin etrit berisha, që sipas zërave mund të jet pasuesi i reinas te napolit, por për të parë realizimin e këtij transferimi duhet pritur fundi i muajit janar”, tha Hysaj.