Klubi i Tiranës ka publikuar datën e nisjes së përgatitjeve për pjesën e mbetur të sezonit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit bardheblu thuhet se skuadra do të zbresë në fushë më datë 12 janar
Futbollistët do të vihen nën urdhrat e stafit teknik për të nisur fazën përgatitore.
24 herë kampionët e vendit luajnë në Kategorinë e Parë dhe janë skuadra më favorite për tu ringjitur dhe në Kategorinë Superiore.