Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka bërë publike datën e zgjedhje që do të zhvillohen këtë vit për kreun e ri të institucionit të futbollit shqiptar.
Përmes një njoftimi për shtyp është vendosur se Asambleja Zgjedhore do të zhvillohet më datë 7 shkurt në hotel “Adriatik” në Durrës.
“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, sikundër edhe është njoftuar ka përcaktuar datën 07.02.2018 si ditën e zhvillimit të punimeve të Asamblesë Zgjedhore të futbollit shqiptar. Kjo Asamble këtë radhë përvec pikave të rendit të ditës do të zgjedhë edhe organet e reja drejtuese të FSHF për 4 vitet e ardhëshme.
Punimet e Asamblesë do të zhvillohen në hotel “Adriatik” në Durrës. Anëtarët e Komitetit përcaktuan dhe miratuan edhe rendin e ditës së punimeve tëAsamblesë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. (TemA)
Suksese Dukes, me duket e mori serisht!
SH mire te pakten ne 14 shkurt do jemi rehat… ahahahahha
ore e kuptoni ju apo jo qe njerezve i ka ardhur ne maj te hundes politika.