Luftëtari, me disa emra të rinj në listë drejt Turqisë

6 Janar 2018, 13:07Sport TEMA

Edhe Luftëtari do ta zhvillojë në Turqi fazën përgatitore. Gjirokastritët do të qëndrojnë 12 ditë në këtë vend për t’u stërvitur në kushte më të mira, ndërkohë që do të luajnë edhe ndeshje miqësore.

Në listën e lojtarëve që kanë udhëtuar drejt Turqisë bënin pjesë edhe disa lojtarë të rinj.

Përveç të rinjve të afruar ditët e fundit nga klubi gjirokastrit, siç janë Balla, Bocaj dhe Çekrezi, bien në sy emrat e Kristaq Mingës dhe Xhekson.

“Sport Ekspres” bën me dije se këta dy lojtarë do të testohen në Turqi nga trajneri Hasan Lika.

Nuk ka shumë informacion për këta dy lojtarë. I vetmi fakt që mësohet është se Xhekson është brazilian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje