Barcelona më në fund bën goditjen e bujshme, për 160 mln euro

6 Janar 2018, 20:30Sport TEMA

Liverpool ka pranuar një ofertë 160 mln euro për të shitur Philippe Coutinho te Barcelona.

Drejtuesit e Anfield më në fund janë dorëzuar në tentativën për të mbajtur yllin e skuadrës dhe kanë vendosur të pranojnë paratë e ofruara.

Coutinho pritet të udhëtojë në Spanjë që në mbrëmjen e sotme për të kryer vizitat mjekësore, me transferimin që pritet të kompletohet në fillim të javës së ardhshme.

Klubi spanjoll ka bërë një ofertë të ngjashme me atë të verës së kaluar për 25-vjeçarin, por bonuset e shtuara nuk ishin realiste.

Tashmë oferta është më e plotë dhe është e bazuar te ndeshjet e luajtura, golat e shënuar dhe trofetë e fituar.

Liverpool shpresonte ta mbante në klub brazilianin por ai e bërë të qartë se kërkonte vetëm Barcelona-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje