FSHF sqaron datën e zgjedhjeve: Në shkurt mbaronte mandati

6 Janar 2018, 18:49Sport TEMA

Pak orë pas caktimit të datës së Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së, institucioni që drejton futbollin në vendin tonë ka dalë me një sqarim rreth caktimit të kësaj date dhe procedurave që duhen ndjekur.

FSHF bëri të ditur se Asambleja duhej mbajtur brenda muajit shkurt pasi atëherë mbaronte edhe mandati i organezeve ekzistuese të zgjedhura katër vite më parë. Njëkohësisht, ka bërë të ditur se deri më datë 18 janar, të gjithë anëtarët duhej të dërgonin emrin e delegatit me të drejtë vote si dhe propozimet e tyre për kandidatë të mundshëm për postin e presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv.

NJOFTIMI I FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit, me qëllim sqarimin e opinionit publik, duke marrë shkas nga shqetesimet e ngritura në disa media sportive, thekson se Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e tij të datës 06/01/2018, ne bazë të kompetencave që i jep Statuti i FSHF-se, vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme (Zgjedhore) e cila do të zhvillojë punimet me datë 07/02/2018, ora 9:00, në Hotel “Adriatik“, Durrës.

Ky vendim është marrë në perputhje dhe në respektim të plotë të përcaktimeve të Statutit të FSHF dhe të kohëzgjatjes së mandatit aktual, i cili përfundon po në shkurt 2018 dhe nuk mund të zgjatet tej këtij afati.

Po në perputhje me Statutin, nga ana e Sekretariatit të Përgjithshem, anëtarëve të FSHF iu dërgua njoftimi përkates, së bashku me rendin e propozuar të ditës. Në zbatim të nenit 21, pika 3, të Statutit të FSHF-së, brenda datës 18/01/2017, anëtaret duhet të depozitojnë zyrtarisht në Sekretariatin e FSHF-së emrin e delegatit me të drejtë vote që do t’i përfaqësoje ne këtë Asamble. Po sipas Statutit të FSHF-së, delegati nuk mund të zëvendësohet mbas afatit te dorëzimit të listës në Sekretariatin e FSHF-së.

Ne bazë të Nenit 31, pika 3, te Statutit te FSHF-se, anetaret kane të drejtë të propozojne një emër që do të kandidojë për President ose për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Ne zbatim të nenit 15, pika 1, të Rregullores se Procedurave te Asamblesë së Përgjithshme propozimi duhet të dorëzohet në Sekretariatin e FSHF-së brënda datës 18/01/2018.

Konform Nenit 15/4 të Rregullores së Procedurave të Asamblesë, kandidatët duhet që brenda datës 23.01.2018, të dërgojnë dokumentat e mëposhtëm tek Sekretariati i Përgjithshëm:

a) Të dhëna për cilin funksion ky kandidat do të aplikojë;

b) Emri, mbiemri dhe adresa e shtëpisë së kandidatit;

c) Një CV e Shkurtër ku i përgjigjet kërkesave të nenit 28 të Statutit të FSHF dhe ndonjë kërkesë tjetër rregulluese;

d) Evidenca dokumentuese të nevojshme për të provuar plotësimin e të gjitha kërkesave për kandidatin për zgjedhje;

Ashtu si ne të gjitha Asambletë e Zakonshme, zgjedhore ose jo, këto rregulla dhe procedura të ndjekura nga Komiteti Ekzekutiv në vendimmarrjen e datës 06.01.2018, jo vetëm që janë rezultat i respektimit rigoroz të akteve rregullatore, por për më tepër janë të njohura dhe të pranuara nga të gjithë anëtarët e Federatës. Rrjedhimisht shqetesimi i bërë prezent në këtë rast është i pavend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje