Flamurtari ka zhvilluar një ndeshje miqësore, në prag të nisjes së përgatitjeve dimërore.
Klubi i Flamurtari do të udhëtoj për në Antalia, për t’u përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit.
Në ndeshjen e sotme, ekipi i Shpëtim Duros është përballur me ekipin e të rinjve të Flamurtarit.
U-19 e këtij ekipi, i ka dhënë “mirëseardhjen” edhe afrimeve të reja në merkatos e janarit të Shpëtim Duros.
Takimi ka përfunduar me rezultatin 7-1, teksa kanë realizuar nga një dopietë, Bushiç, Muarem dhe Zuka. Në fund, ka pasur vend edhe për një gol nga ana e Gafurit.