La Liga/ Barcelona bën detyrën ndaj Levantes

7 Janar 2018, 18:38Sport TEMA

Barcelona bën detyrën në sfidën e “Camp Nou-t” me Levanten në javën e 18-të të Primera Division. Katalanët triumfuan 3-0 para publikut të tyre me gola të Lionel Messit dhe Luiz Suarezit që në pjesën e parë dhe Pauninhos në kohën shtesë, por më shumë se tri pikët e radhës tifozët “blaugrana” u gëzuan për rikthimin titullar të Dembeles, i cili qëndroi në fushë për plot 66 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Semedo.

Pa  u mbushur 12 minuta lojë, në një nga kombinimet e zankonshme mes Messit dhe Jordi Albas “ylli” argjentinas e dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje fluturimthi, që ishte e pakapshme për portierin Oier.

Dominimi i “blaugranave” u reflektuar me një tjetër finalizim të bukur, që mban firmën e Luiz Suarezit në minutën e 38-të.

I qetë nga epërsia e dyfishtë Valverde e freskoi skuadrën përveçse me Semedon, që uli në stol Dembelenë, me Jose edhe Gomes, që zëvendësuan Sergi Roberton dhe Andres Iniestan.

Në minutat shtesë Barcelona shënoi edhe golin e tretë me Paulinhon, që, si gjithmonë, gjendet në vendin dhe kohën e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës.

Në takimin e orës 12:00 Leganes fitoi 1-0 me Real Sociedadin me gol të Gabriel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje