Kapërfunduar në Antalia ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Bursasporit, me rezultatin 3-0 për ekipin turk.
Kjo ishte ndeshja e parë miqësore e korçarëve në përgatitjet turke, ku do të zhvillohen edhe miqësoret me Beshiktashin dhe Vitorulin.
Gjatë pjesës së parë, 0-0, korçarët janë përballur si të barabartë me ekipin e Superligës turke.
Në minutën e 51-të Bursaspori ka shënuar pas një kundërsulmi të shpejtë me Jusuf. Më pas trajneri Daja ka ndërhyrë nga stoli duke aktivizuar lojtarë si Radas, Sahiti, Demte, Dita etj.
Në fundin e ndeshjes, minutat ’89 dhe ’93, korçarët pësuan edhe dy gola. Sinan dhe Kembo me penallti fiksuan rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Trajneri Ilir Daja ka hedhur nga minuta e parë këtë formacion: Teqja, Vangjeli, Osmani, Jshanica, Mici, Lilaj, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, Xhejms dhe Soue.