Ribery: Ja si ma grabitën “Topin e Artë” më 2013, për t’ia dhënë atë Ronaldos

8 Janar 2018, 18:40Sport TEMA

Franck Ribery foli qartë për atë që ndodhi në vitin 2013, kur ai ishte njëri nga tre finalistët e “Topit të Artë”, së bashku me Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Francezi i Bayern Munich duhej të shihte se si portugezi ngriti trofeun në fjalë, pasi revista “France Football” e rihapi votimin, nisur nga fakti që ylli nga Madeira kualifikoi Portugalinë për në Botërorin e Brazilit, përmes “play-off”, me një “hat-trick” kundër Suedisë.

“Ata ma vodhën “Topin e Artë”. Kjo është e pakuptueshme. I kam fituar të gjithë trofetë e mundshëm, nuk mund të kisha bërë më shumë. Ishte një padrejtësi “, – tha anësori i Bayern Munich, i cili, gjithashtu, tregoi pakënaqësinë e tij ndaj Francës, vendit të tij të lindjes, nga e cila nuk ndihej i mbështetur, shkruan Telesport.

“Nuk kisha vendin tim pas meje. E pashë këtë me sytë e mi, se si francezët thanë se Cristiano Ronaldo duhej të fitonte. A dëshiron vallë portugezi, që Messi, ose unë të fitoj “Topin e Artë”? Natyrisht që jo”, – nënvizoi Franc Ribery për “Canal Football Club”.

Franck Ribéry u kthye të flasë edhe për marrëdhëniet e tij me ish-shokun në kombëtare, Yoann Gourcuff:

“Historia me Gourcuff, me të vërtetë më shqetësonte mua. Ishte edhe djalosh i bukur. Me sa duket, unë e godita. Ai e përdori atë moment”.

Gjatë zhvillimit të fazës finale të Kupës së Botës 2010, në Afrikën e Jugut, mediat raportuan marrëdhënien e veshtire mes ish-lojtarit të Bordeaux, Yoann Gourcuff, dhe disa kolegëve të tjerë “Blues”, përfshirë edhe Franck Ribery.

“I thashë atij: dëgjo, nuk më pëlqen, po bëhem një person i keq dhe ti je viktima.

E ftova që të fliste e të thoshte të vërtetën e tij, por ai kurrë nuk e bëri atë.

Natyrisht, e përdori atë moment, sepse ne ishim në një situatë shumë të vështirë.

Gourcuff ka frikë nga Ribery…, e gjithë Franca e besonte këtë problem.

Prindërit e mi më pyetën rreth kësaj situate. Kur shkova në “Téléfoot” mohova shqetësimet me Yoann Gourcuff,” – shton Franck Ribery, duke iu referuar fjalimit të tij televiziv në qershor 2010.

1 komente në “Ribery: Ja si ma grabitën “Topin e Artë” më 2013, për t’ia dhënë atë Ronaldos”

  1. santiago says:

    ik more idiot ..te thoshte Iniesta ,,po.. kur ja dhane Mesit,por jo ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje