Kukësi bind në miqësoren e parë kunër Kaisesporit, Pacult debuton me fitore

8 Janar 2018, 17:02Sport TEMA

Kukësi ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore, në përgatitjet dimërore që është duke zhvilluar në Antalia. Ekipi shqiptar ka arritur të mposht me rezultatin 1-2 Kaisesporin.

Kjo mund të cilësohet si një provë e parë, e kaluar me sukses për teknikun e ri të ekipit, Pakult. Ekipi kuksian ka zhvilluar një fazë përgatitore me një intensitet të lartë dhe rezultatet u treguan në fushën e lojës.

Kukësi ka arritur të gjejë rrjetën duke shënuar dy gola brenda 1 minute.

Në minutën e 21 me anë të Peposhit, ndërsa vetëm pak sekonda më vonë, ka ardhur edhe goli i Shametit. Kaisespori do të arrinte të ngushtonte shifrat, me një “perlë” nga goditja e dënimit.

Por në pjesën e dytë nuk ka asgjë për t’u mbajtur mend, Kukësi dhe Pakult fitojnë ndeshjen e tyre të parë në këtë fazë përgatitore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje