Teuta afron dy mbrojtësa, Amir Bilali dhe Burhan Mustafov firmosin me bregdetarët

8 Janar 2018, 21:49Sport TEMA

Qendër mbrojtësi Amir Bilali tashmë do të jetë pjesë e skuadrës së Teutes për pjesën e mbetur të sezonit.

23 vjeçari nga Gostivari u largua nga skuadra e Rabotnicki.

Bilali që ka qenë pjesë edhe e skuadrës së Lazio Primavera në Itali, përpara se të transferohej nga Cremonese tek Celje.

Tani ai do të veshë fanellën e Teutes dhe pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Stavri Nica qe nesër.

Amir Bilali ka qenë gjithashtu pjesë e skuadrës Kombëtare të Shqipërisë U21 ku ka luajtur edhe 3 ndeshje.

Afrimi tjetër në mbrojtje, është 23-vjeçari Burhan Mustafov, i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe vjen nga ekipi Pobeda Prilep e Maqedonisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje