Kukësi arriti të fitoj në takimin e parë miqësore në Antalia kundër Kaiserisporit.
Kampionët e Shqipërisë triumfuan me rezultatin 1-2, falë golave të Peposhit dhe Shametit.
Pas ndeshjes traineri i Kukësit u shpreh për kanalin zyrtar të ekipit:.
“Ishte një njohje me lojtarët në këtë ndeshje miqësore. Mendoj se bëmë më të vërtetë një ndeshje shumë të mirë. Kishim kundërshtar një ekip, siç është Kayserispori, i cili renditetet në vëndin e 5 të ligës së Turqisë. Jam i kënaqur me lojën që zhvilloi sot ekipi.
Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të vazhdojmë me punën e mirë dhe të pregatitemi për sezonin”.- e mbylli prononcimin e tij traineri i Kukësit, Peter Pacult.